Dhjetëra balena ngordhin në brigjet e Australisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetëra balena ngordhin në brigjet e Australisë

Ekipet e shpëtimit kanë bërë përpjekje të martën që të shpëtojnë qindra balena, të cilat kanë ngecur në rërën e brigjeve të ishullit australian, Tasmania, ndërkohë që dhjetëra gjitarë tjerë ujorë kanë ngordhur.

Biologët e marinës kanë vlerësuar se rreth 90 prej 270 balenave, kanë ngordhur në ujërat e cekët, prej kur është raportuar bllokimi i tyre një ditë më parë.

Operacioni i shpëtimit pritet të marrë disa ditë.

Përmes disa fotografive është parë një numër i madh i balenave në Portin Macquarie, rreth 200 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit shtetëror, Hobart.

Advertisement

Balenat e bllokuara janë një lloj i delfinit oqeanik, që rriten deri në shtatë metra gjatësi dhe mund të peshojnë deri në tre tonë.

Rreth 40 shkencëtarë qeveritarë, 20 zyrtarë policorë, peshkatarë dhe vullnetarë tjerë, janë përfshirë në operacionin e shpëtimit.

Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë nxiti tërheqjen e balenave në breg.

Daljet e balenave në brigje përbëjnë gjë të zakonshme në këtë rajon, ndonëse diçka e tillë, si më 21 shtator, nuk është parë nga viti 2009.

Advertisement

The post Dhjetëra balena ngordhin në brigjet e Australisë appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy