Më 7 shkurt 2024, një gjyaktë franceze dënoi 18 shtetas shqiptarë me  nga 2 vjet burg.

Ata janë në gjyq që nga e hëna e 29 janarit për shitjen e dhjetëra kilogramëve heroinë në Rennes, Saint-Malo dhe Nice.

Shqiptarët, të moshës 22 deri në 61 vjeç, i përkisnin një rrjeti “shumë të organizuar” që kishte shitur dhjetëra kilogramë heroinë në Rennes, Saint-Malo dhe Nice (Alpes-Maritimes).

“Një rrjet kriminal në modalitetin klanor”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky rast u zbardh falë një hetimi afatgjatë të nisur në vitin 2018. Në hetuesi kishte mbërritur informacioni për një 50-vjeçar, tashmë i njohur për trafik droge.

Nga hetimet rezultoi se 50-vjeçari drejtonte një rrjet kriminal që vepronte në “modalitet klanor”. Ai u dënua me 10 vite burg.

Ai importonte heroinë dhe kokainë në perëndim të Francës si dhe në Nice nga Holanda.

Hetimi bëri të mundur dallimin e “dy grupeve të veçanta”, njëra në Rennes dhe tjetra në Saint-Malo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një valë arrestimesh ndodhi në mars 2021. Gjatë operacionit  u sekuestrua heroinë, produkte prerëse, armë, 68 mijë euro para të gatshme dhe pajisje paketimi.

29.000 euro të groposura në një kopsht

Një i ri 24-vjeçar, i cili besohet të jetë kreu i njërit prej grupeve, u arrestua në shtëpinë e partneres së tij, në Miniac-Morvan në Ille-et-Vilaine. Aty u zbulua një çelës, i cili siç u bë me dije gjatë gjyqit, i çoi hetuesit në një kuti në Dinard ku gjetën armë dhe 1.6 kg heroinë, dhe 56,000 euro.

Babai i partneres gjithashtu “raportoi se kishte zbuluar 29,000 euro” të varrosura në kopshtin e tij, në prill 2021.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ADN-ja e dhëndrit të tij do të identifikohet në çantat që përmbajnë paratë e gatshme.

Një “shtëpi luksoze” në Shqipëri e konfiskuar nga gjykatat

Ndaj personave që mungonin në gjyq janë lëshuar urdhër-arreste. Disa u arrestuan së fundmi në Gjermani dhe Holandë, por nuk mund të ekstradoheshin në kohë.

Janë dhënë edhe ndalime të përhershme nga territori francez.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një “shtëpi luksoze” në Shqipëri është konfiskuar nga drejtësia franceze./vizionplus.tv