Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të shtyjnë administrimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit me të paktën dy muaj, për t’u dhënë kohë shteteve më të varfra të sigurojnë qasje më të madhe ndaj vaksinave.

Gjatë një vizite në Hungari, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se përparësi duhet t’i jepet rritjes së nivelit  të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar.

Ghebreyesus, po ashtu vuri në dyshim dobinë e dozave përforcuese, duke thënë se ende po diskutohet  nëse ato kanë efektshmëri.

Hungaria u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që ofroi doza të treta, dhe iu bashkua shteteve si Izareli dhe SHBA, që kanë filluar ose po planifikojnë të aplikojnë dozat përforcuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";