Berat Albayrak, dhëndri i udhëheqësit të Turqisë, Rexhep Tayiip Erdogan ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Ekonomisë.
Vendimi u bë publik nga vetë Albayrak përmes një postimi në “Twitter”. Sipas tij, shkak janë bërë problemet shëndetësore.
“Vendosa që të mos vazhdoja më punën e ministrit pas rreth pesë viteve për shkak të problemeve shëndetësore. Unë do të doja të falënderoja të gjithë kolegët e mi të ngushtë. Tani do i kushtoj më shumë kohë familjes sime”, shkruan Berat Albayrak.
Advertisement