Matteo Messina Denaro, i njohur gjithashtu si Diabolik, është bosi i mafies siciliane që u arrestua dje në Palermo, duke marrë kështu fund arratia 30-vjeçare.

 

BBC ka zbuluar se gjithçka nisi nga disa përgjime. Në përgjimet e të afërmve të Messina Denaros flitej për një person të sëmurë me tumor, duke ngritur dyshimet se bossi i mafies ishte sëmurë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo bëri që operacioni i karabinierëve të përqendrohej në klinika deri në gjetjen e Diabolikut si pacient të regjistruar për seancë kimioterapie për tumorin në mëlçi.

 

Messina Denaro ishte duke ecur drejt një kafeneje jashtë një klinike private, kur vuri re praninë e madhe të policisë. Ai tentoi të kthehej prapa, por vuri re që ishte i rrethuar dhe nuk u largua.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një polic iu afrua dhe e pyeti për emrin e tij dhe Diabolik nuk e gënjeu, por ngriti sytë dhe tha: “Ti e di kush jam. Unë jam Matteo Messina Denaro”.

 

Ai ishte regjistruar për takim në klinikë me emrin Andrea Bonafede.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri në momentin e vënies në pranga karabinierët nuk ishin të sigurt se personi që kishin përpara ishte me të vërtetë bosi i mafies siciliane, të cilin po e ndiqnin për tre dekada.

 

Por pas vitesh kërkimesh të mundimshme dhe vetëm një imazh të transformuar me anë të programeve kompjuterike, karabinierët kishin besim se aim und të ishte Matteo Messina Denaro.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kohës së tij në krye të sindikatës së krimit të organizuar “Cosa Nostra”, Messina Denaro mbikëqyri hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë në vitin 2002 për një sërë vrasjesh.

 

Ai thuhet se ishte zëvendësuesi i Totò Riina, kreut të klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

U desh kaq shumë kohë për ta arrestuar atë, sepse, siç ndodhi me bosët e tjerë të mafias, ai mbrohej nga një rrjet shumë i fortë, i rrënjosur thellë dhe jashtëzakonisht i fuqishëm në Siçili dhe më gjerë”, tha gazetari Italian, Andrea Purgatori për BBC.

 

Shumë kishin supozuar se arrestimi i së hënës ishte rezultat i një informacioni të marrë nga bashkëpunëtorët e Messina Denaro, të cilët mendonin se shefi i tyre i sëmurë nuk ishte më i dobishëm për ta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një konferencë shtypi, policia hodhi poshtë teorinë e një informate. Në vend të kësaj, ata thanë se kishin kombinuar metodat e hetimit të vjetër me teknologjinë modern.

 

Karabinierët zbuluan se bossi i mafies jetonte në një shtëpi të thjeshtë në Campobello di Mazara, 116 km nga Palermo dhe vetëm 8 km nga vendlindja e tij, Castelvetrano.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kontrollit në banesën e tij, nuk u gjetën armë, por parfume luksoze, mobilje të shtrenjta dhe rroba të stilistëve më në zë.