Viktimat e vrasjes së trefishtë që ka tronditur Britaninë mund të jenë mbajtur peng për orë të tëra para vdekjes së tyre, zbuluan sot raportet e shtypit lokal.

Carol Hunt, 61 vjeç, gruaja e prezantuesit të radios në BBC, John Hunt, dhe dy vajzat e tyre, Hannah, 28 dhe Louise, 25 vjeç, u gjetën të vrara në shtëpinë e tyre në Bassey, Hertfordshire, të martën.

Autoritetet lokale nuk kanë marrë ende në pyetje të dyshuarin kryesor për krimin, 26-vjeçarin Kyle Clifford, i cili u gjet të mërkurën i plagosur rëndë në një varrezë në Enfield, në veri të Londrës.

Autiori i dyshuar është në gjendje të rëndë në një spital të Londrës dhe policia po pret dritën jeshile nga mjekët për ta marrë në pyetje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Daily Mail, autoritetet besojnë se 26-vjeçari ndodhej në shtëpinë e viktimave për rreth 7 orë.

Hetuesit po flasin me fqinjët e familjes dhe po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë nga shtëpitë aty pranë për të zgjidhur enigmën e orëve të fundit.

I dyshuari dhe tre viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, pasi 26-vjeçari ishte ish-partner i njërës prej motrave.

“Ky është një sulm i paprecedentë dhe ne jemi të vendosur të zbulojmë të gjitha rrethanat rreth ngjarjeve që ndodhën atë natë dhe ngjarjet që pasuan këtë tragjedi”, tha hetuesi Rob Howell./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";