Dështimi i radhës i Inter, mund ti “hajë kokën” Antonio Contes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dështimi i radhës i Inter, mund ti “hajë kokën” Antonio Contes

Inter del me duart bosh nga ky edicion futbollistik.

Zikaltrit koleksionuan dështimin e radhës, duke mos bërë dot realitet ëndërrën e tifozëvë dhe të pronareve kinez për të fituar Uefa Europa League.

Ndonëse konsideroheshin favorit ne leter, italianet u mposhtën 3 me 2 nga Sevilla në një finale të luajtur në Këln të Gjermanisë.

Një duel emocionues për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet gjatë ndeshjes por që në fund andaluzet treguan se janë eksperte të vërtete në finalet e këtij kompeticioni, aty ku janë rekordmen pasi e kanë fituar plot 6 herë. Goli I shpejte me penallti nga Lukaku nuk i mjaftoi Interit u gjend në disavantazh pas dy golave të holandezit de Jong.

Advertisement

Mirëpo uruguajani Godin mbajti ne lojë italianet duke shënuar golin e barazimit.

14 minuta para fundit të ndeshjes një roveshate e Diego Carlos u devijua nga Lukaku dhe topi përfundoi në rrjeten e Handanovic. Tashmë disfata rrezikon seriozisht postin e Conte-s në krye të stolit. Megjithatë për shkak të pages së madhe vjetore prej 12 milionë euro, ndryshimi në stol do të bëhet vetëm nëse Conte dorëhiqet. Në këtë rast është gati për stolin e Interit Max Allegri.

The post Dështimi i radhës i Inter, mund ti “hajë kokën” Antonio Contes appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy