Ky është një tas me dhe i sjellë dhe i ruajtura nga familjarët e të mbijetuarve shqiptarë në një prej kampeve më famëkeq të përqendrimit, atë të Mauthausen. Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar janë ekspozuar disa prej objekteve, dëshmive dhe ngjarjeve, për të cilat flet kuratori, Elton Koritari.
ELTON KORITARI
KURATOR
Advertisement“Pjesa më e madhe e tyre janë prej familjarëve. Beqir Xhepa në kthimin nga Mauthausen ka sjellë një artefakt të jashtëzakonshëm që është hiri i shokut të tij. Imagjononi që në një valixhe të vogël gjithçka që solli ishin artefakte me dëshirën për të mos u harruar kjo dramë edhe kjo vuajtje.”
Nga rreth 400 të internuar më këtë kamp arritën të mbijetonin e të ktheheshin në Shqipëri vetëm 23 prej tyre.
ELTON KORITARI
KURATOR
“Nga mbi 400 të deportuar, 400 të mbijetuar u kthyen gjallë vetëm 23 prej tyre në shqipëri. Nëpërmjet historive personale, nga dokumentarët dhe nëpërmjet materialeve të tjera kanë ardhur 8 prej tyre, të cilat janë interesante se nga njëra anë ballafaqojmë publikun se si ka qenë kjo pjesë e historisë dhe nga ana tjetër hedh dritë më atë ç’ka kta njerëz janë përballur.”
Advertisement
Qëllimi i kësaj ekspozite që do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit janar, është jo vetëm njohja e publikut me këtë pjesë të historisë, por dhe futja e saj në kurrikulat shkollore.