Memorie.al publikon një intervistë me z. Leonard Zisi, ish-diplomat dhe ambasador i Shqipërisë për vite me rradhë në Varshavë, i cili në fundin e viteve ’50-të ka studiuar në Poloni dhe pas prishjes së marrëdhënieve në mes dy vendeve, së bashku me dhjetra studentë të tjerë shqiptarë u kthyen në atdhe duke u diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Dëshmia e ish-ambasadorit Zisi, lidhur me periudhën e studimeve në Poloni, si u përjetua prishja e marrëdhënieve në mës dy vëndeve, akuzat e Gomulkës ndaj Enver Hoxhës në mbledhjen e 81-partive në Moskë dhe më pas në Rumani, kthimi i studentëve në Shqipëri, takimet me shokët e “grupit”, si e mësoi ai arrestimin e shokëve të tij që u goditën si “grupi i agjentëve polakë”, rreziku i zgjerimit të atij “grupi”, ndërhyrja e Hysni Kapos, e deri tek acarimi i skajshëm i marrëdhënieve zyrtare në mes Shqipërisë e Polonisë, pas pranimit që i bëri Tirana zyrtare, Kazimierz Mijal në Shqipëri, i cili ishte kreu i opozitës polake dhe qëndroi 12 vjet në Shqipëri duke u trajtuar njësoj si anëtarët e Byrosë Politike, me vila, shërbyes, makina etj.

Nga Dashnor Kaloçi

“Në vitin 1956, ngjarjet që ndodhën në kampin socialist, pra lëvizjet antikomuniste, i filluan polakët, pasi në këtë kohë erdhi në pushtet Vladisllav Gomulka, që deri në këtë periudhë ishte në burg. Sikurse në Shqipëri ishte grupi i Koçi Xoxes, në Bullgari grupi i Kostovit, në Hungari grupi i Rajkut dhe të gjithë këta u dënuan me vdekje, por në Poloni ndodhi ndryshe, pasi këta vetëm u burgosën. Kështu që Enver Hoxha kishte një antipati për Gomulkën dhe këtë e shkruan vetë edhe në librat e tij. Ka qënë edhe një situatë e tillë, ku në vitin 1960 doli çështja e Teme Sejkos, dhe në një mbledhje, pikërisht në vitin 1960, midis sekretarëve të parë të partive të Traktatit të Varshavës, Enver Hoxha e ngriti këtë gjë dhe Gomulka ngrihet dhe i thotë; “Ore…, dale njëherë, prit ç’është gjithë kjo gjë, që kur ka një akuzë të tillë, që nëse cënohet integriteti territorial i një vënd antar të Traktatit të Varshavës, atëherë vetëvetiu cënohet i gjithë Traktati”. Dëshmon për Memorie.al, është Leonard Zisi, ish-diplomat dhe ambasadori i Shqipërisë për vite me rradhë në Varshavë të Polonisë, i cili tregon se si lindën mosmarrëveshjet fillimisht në mes Tiranës zyrtare dhe Polonisë, gjë e cila më pas do të sillte mllefin e Enver Hoxhës ndaj Gomulkës, me të cilën është e lidhur edhe arrestimi e goditja që i’u bë në vitin 1975, të ashtuquajturit “grupi i agjentëvë polakë”, ku pjesa më e madhe nga të 12 pjestarët e atij “grupi” ishin shokë të Leonardit, që kishin studjuar bashkë në Poloni në fundin e viteve ’50-të.

Zoti Leonard, kur dhe në ç’rrethana je njohur me pjestarët e të ashtuquajturit “grupi i agjentëve polakë” që u dënuan në vitin 1975?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me kolegët e grupit që u dënua, me Ylli Alibalin, Faik Gojanin, Vedat Buzin, Spiro Nikollën, Shuaip Nurjen, dhe të gjithë kolegët e tjerë, kemi studiuar bashkë në vitet 1956-1961. Siç dihet për shkak të kontraditave që u krijuan midis partisë sonë në pushtet, dhe “revizionistëve” siç i quajti Enveri, u ndërprenë marrdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik dhe shteti shqiptar tërhoqi të gjithë studentët që ishin jashtë, midis tyre të gjithë studentët që ishin në Poloni. Shumë prej nesh nuk e mbrojtën dot diplomën pasi kishin bërë 5 vite atje.

Si e përjetuat ju personalisht dhe studentët e tjerë shqiptarë atë gjë që ndodhi, pra prishjen e marrëdhënieve zyrtare në mesa Shqipërisë e Polonisë dhe kthimin tuaj në atdhe pa u diplomuar?

Sigurisht që ky ishte një element që në një mënyrë ose në një tjetër krijoi një pakënaqësi në të gjithë studentët dhe kuptohet se asnjë prej nesh nuk mund të pajtohej me atë që po ndodhte, por nuk kishim rrugë tjetër veçse t’i nënshtroheshim fatit dhe të ktheheshim në Shqipëri.

Kur u diplomuat ju?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitin 1962 ne u diplomuam dhe më pas u shpërndamë secili me punë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Pas kthimit në Shqipëri, a e ruajtët miqësinë që kishit në Poloni, pra a takoheshit në mënyrë të organizuar grupi juaj?

Mbas kthimit tonë nga Polonia, sigurisht që takoheshim me shokët dhe bisedonim pasi kujtonim periudhën e bukur te studimeve.

Si e kujtoni ju goditjen që i’u bë shokëve tuaj në atë që tashmë njihet si “grupi i agjentëve polakë”?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kur u godit ky grup në vitet 1973-‘74, unë nuk kam qënë këtu, e kam marrë vesh në vitin 1975, kur unë isha me punë si diplomat në ambasadën tonë në Varshavë. Kur erdhën korrierët diplomatikë, ata më treguan për arrestimet, pasi unë nuk dija gjë se çfarë bëhej këtu.

Cila ishte zanafilla e goditjes së tyre?

Fillesa ishte e tillë që; një grup shoferësh që punonin në Parkun e Tregtisë së Jashtme, u kapën me kontrabandë dollari. Dhe rezultoi që në këtë situatë ishte mpleksur edhe Spiro Nikolla, një nga shokët tanë që kishte studiuar në Poloni. Dhe atëhere siç dihet edhe nga dokumentet që janë botuar, Sigurimi i Shtetit, ka qënë në një presion të vazhdueshëm nga Enver Hoxha, që u thoshte shpesh se përse nuk po kapen spiunë në Shqipëri?! Kjo qe fatkeqësia e atij sistemi, që kur kapnin një gjë, më pas e zmadhonin dhe e bënin sikur kanë kapur element spiunazhi të lidhur me ambasadat e huaja. Dhe kështu ndodhi edhe me Spiro Nikollën, të cilit i thoshin “me kë ke qënë tjetër atje” dhe ai do të detyrohej të tregonte shokët të cilët do të kapeshin një nga një.

Kush u arrestua pas Spiro Nikollës?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas kësaj në këtë kuadër u goditën shumë nga shokët tanë, si p.sh.: Vedat Buzin, Ylli Alibali, Faik Gojani, dhe Adem Nurja që ishte nga një familje shkodrane e shkëlqyer me 9 fëmijë, ku 7 prej tyre ishn komunistë.

A u rrezikuan të tjerë nga ju që kishit studiuar në Poloni?

Siç më ka thënë edhe Pirro Veshi, që ishte edhe kunati i Ylli Alibalit, por që për fat nuk u fut në burg, kjo punë po vazhdonte shumë, kap njërin e kap tjetrin, derisa shkoj puna te Hysni Kapo, i cili kur e pa situatën që kjo po shkonte si puna e ortekut, tha; “fund, deri këtu do vazhdojë kjo punë”.

Kur e mësuat për atë që po ndodhte me shokët tuaj këtu në Shqipëri, a ndjetë ndonjë rrezik, pra që mund të shkonte puna deri tek ju?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë, siç u thashë, në atë kohë nuk isha këtu, por me thënë të drejtën shumë nga shokët tanë, por edhe familja ime që ishte këtu, u trembën shumë nga kjo gjëndje. Di që edhe vëllai im dhe kunati që ishte këtu, kur kanë shkuar në shtëpi kanë zhdukur të gjithë literaturën polake, sepse qe rreziku që mund të vinin dhe pasi të bënin kontrollin e shtëpisë të gjenin literaturën që të akuzoheshe, që; “ja ti, je i lidhur shpirtërisht me Poloninë”. Ne studentët që kishim studiuar në Poloni ishim si “delja e zezë” në këtë kuptim. Këta të Sigurimit të Shtetit, kuptohet me urdhër nga udhëheqja e lartë e Partisë, u përpoqën që këtë grup ta trajtonin sikur ishte një grup spiunazhi. Kështu, nga akuza “për spiunazh në favor të polakëve”, u’a kthyen në “agjitacion dhe propaganda”, por ky nen minimumi ishte deri në 8 vite, dhe shumë nga shokët tanë u dënuan po kaq vite.

Ju keni qenë shumë vite diplomat dhe ambasador në Poloni, nisur nga ky fakt jeni marrë me historinë e marrëdhënieve në mes dy vëndeve, kur janë lidhur për herë të parë marrdhëniet zyrtare në mes Shqipërisë dhe Polonisë?

Marrdhëniet shqiptaro-polake u vendosën në vitin 1937, ku Polonia emëroi në Shqipëri një ministër të saj fuqiplotë, madje ky i fundit ka marrë pjesë edhe në dasmën e mbretit Zog. Në vitin 1945 Polonia ishte shteti i dytë pas Jugosllavisë, që njohu Shqipërinë dhe qeverinë e dalë nga Kongresi i Përmetit. Dhe marrdhëniet e Shqipërisë me Poloninë mund t’i ndajmë në disa faza në këtë periudhë.

Konkretisht, si?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga 1945 deri në vitin 1956, marrdhëniet kanë qënë normale, në kuadrin e bashkësisë socialiste të vëndeve të Europës Lindore. Nga viti 1956 deri në vitin 1967, në historikun e marrdhënieve shqiptaro-polake, ka pasur disa incidente që kanë ndikuar në prishjen e atmosferës së këtyre marrdhënieve.

Përse ndodhi kjo?

Në vitin 1956 ngjarjet që ndodhën në kampin socialist, pra lëvizjet antikomuniste, i filluan polakët, pasi në këtë kohë erdhi në pushtet Vladisllav Gomulka, që deri në këtë periudhë ishte në burg. Sikurse në Shqipëri ishte grupi i Koçi Xoxes, në Bullgari grupi i Kostovit, në Hungari grupi i Rajkut dhe të gjithë këta u dënuan me vdekje, por në Poloni ndodhi ndryshe, pasi këta vetëm u burgosën. Kështu që Enver Hoxha kishte një antipati me Gomulkën dhe këtë e shkruan vetë edhe në librat e tij. Ka qënë edhe një situatë e tillë, ku në vitin 1960, kur doli çështja e Teme Sejkos, dhe në një mbledhje, pikërisht në vitin 1960, midis sekretarëve të parë të partive të Traktatit të Varshavës, Enver Hoxha e ngriti këtë gjë dhe Gomulka ngrihet dhe i thotë; “Ore…, dale njëherë, prit ç’është gjithë kjo gjë, që kur ka një akuzë të tillë, që nëse cënohet integriteti territorial i një vënd antar të Traktatit të Varshavës, atëherë vetëvetiu cënohet i gjithë Traktati”?! Mirëpo kjo nuk i pëlqeu Enver Hoxhës, sepse siç dihet ajo çështja e Teme Sejkos, ishte një blof në fakt, një diçka e kurdisur dhe e stisur. Po dhe Gomulka ia përplasi Enverit. Kulmi arriti në mbledhjen e 81 Partive në mbledhjen e Moskës në vitin 1960, ku pas fjalimit të Enver Hoxhës, dy nga më kritikët e këtij fjalimi, ishin Ulbrihti i Gjermanisë Lindore dhe Gomulka i Polonisë. Madje Gomulka e quajti rrugaçëri sjelljen e Hoxhës në mbledhjen e Moskës. Pas prishjes së Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, polakët, marrdhëniet tregtare me Shqipërinë i zhvilluan normalisht.

Pas kësaj ngjarje, pra debatit po themi të Gomulkës me Enverin, si vazhduan marrdhëniet në mes dy vëndeve?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në atë kohë në të gjitha vëndet socialiste i tërhoqën ambasadorët dhe i reduktuan marrdhëniet diplomatike, duke mbeteur te të ngarkuarit me punë. Por Polonia nuk e bëri këtë gjë dhe gjatë kësaj kohe, krahas këtyre aspekteve, janë dhe disa incidente që kanë ndodhur në marrdhëniet shqiptaro-polake. Një incident ka qenë edhe me ambasadorin tonë atje, Musin Kroin, në vitin 1960. Pasi një punonjës i Ministrisë së Jashtme polake, i armatosur, u neutralizua nga shoferi jonë i ambasadës. Një tjetër incident do të ndodhte në pritjen e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, ku ishim edhe ne dhe dëgjuam një zhurmë zjarr, zjarr në ambasadë dhe rezultoi që një punonjës polak në ambasadë, kishte tentuar të digjte bobinat e filmit “Skëndërbeu”. Por këta tanët e kapën. Incidentet vazhduan dhe në vitet 1972-’73, kur një antar i delegacionit tonë zbriti në Varshavë, policia polake e arrestoi pa shpjegime dhe e dërgoi në rajonin e policisë, pasi kujtuan se ai shpërndante me çantë materiale propagandistike të Kazimierz Mijal, kreut të opozitës polake që e mbante Enver Hoxha në Shqipëri me një trajtim si të anëtarëve të Byrosë Politike, me vila, shërbyes, makina etj. Por ai anëtari i delegacionit shqiptar u lirua dhe polakët kërkuan ndjesë.

Pranimi i Mijalit në Shqipëri, si justifikohej nga regjimi komunist?

Kjo gjë ishte një tjetër gabim, flas nga ana diplomatike, pasi Mijali u pranua me pashaportë diplomatike, gjë e cila shkaktoi reagime të shumta, pasi ai ishte kundër qeverisë polake. Në këtë kontekst, Polonia trajtohej nga Shqipëria si shtet revizionist etj. Kur u prishën marrdhëniet me Mijalin, ambasada jonë ishte në ndjekje të vazhdueshme nga shërbimi i fshehtë polak. Dhe madje një ndjekje e hapur, kudo që shkonim ishim të survejuar, njëlloj siç ndodhte në Shqipëri ku Sigurimi i Shtetit survejonte dhe ndiqte trupin diplomatik të përfaqësive të huaja që ishin akredituar në vëndin tonë.

Konkretisht, si e kujtoni survejimin që i’u bënin shërbimet e fshehta polake?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kur ishin festat kombëtare polake, neve na vinte si “pullë poste” makina e shërbimit të fshehtë polak, që na ndiqte. Mua madje, më shoqëronin deri në ashensorin e apartamentit. Në kuadrin e bashkëpunimit në Traktatin e Varshavës, kishte edhe bashkëpunime nëpërmjet Ministrive të Brëndshme të vëndeve aleate. Por këtu peshën kryesore e kishin Sovjetikët. Por këto ishin nën kuadrin e marrdhënieve reciproke dypalëshe.

Në përfundim të kësaj interviste, dalim dhe njëherë te çështja kryesore që trajtuam që në fillim: A mendoni ju se vërtetë ka pasur agjentë të polakëve në rardhët e studentëve shqiptarëe që kishin studiuar dikur në Poloni?

Përsa i përket çështjes që: nëse ka pasur nga rradhët e studentëve tanë që studionin atje, agjentë të polakëve, unë në optikën time mendoj se kjo nuk është e vërtetë, por mund të them që studentët tanë janë survejuar atje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";