Rusia ka dëmtuar tubacionin Donetsk-Mariupol, duke lënë mbi 700,000 njerëz pa ngrohje, ndërsa temperaturat janë nën 0 gradë Celsius, postoi në Twitter të dielën Inna Sovsun, një anëtare e Parlamentit të Ukrainës.

“Tubacioni i gazit Donetsk-Mariupol u dëmtua nga pushtuesit #rusë. Tani, më shumë se 750,000 njerëz kanë mbetur pa ngrohje, ndërkohë që është ende shpesh nën 0°C jashtë.

Pothuajse 1 milion vendas do të përballen me një fatkeqësi humanitare dhe rrezikojnë të ngrijnë deri në vdekje.

Ne kemi nevojë për #NoFlyZone tani.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";