Deputeti rus: Të pushtojmë Ukrainën natën e Vitit të Ri, t’i bombardojmë kur të jenë të dehur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deputeti rus: Të pushtojmë Ukrainën natën e Vitit të Ri, t’i bombardojmë kur të jenë të dehur

Politikani nacionalist rus, Vladimir Zhirinovsky, ka sugjeruar bombardimin ushtarak të Ukrainës natën e Vitit të Ri, kur shumë njerëz mund të jenë të dehur.

Deputeti i Parlamentit rus dhe lideri i Partisë Demokratike Liberale të Rusisë, i ka bërë këto komente dje gjatë një transmetimi televiziv, teksa Perëndimi i sheh me shqetësim trupat ruse afër Ukrainës, dhe si diçka që mund të rezultojë me pushtim të shtetit.

Zhirinovsky, i cili njihet për komentet e tij të ashpra, ka thënë në kanalin televiziv, Channel One se nëse ai do të ishte president, do ta bombardonte Ukrainën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit në orën 4 të mëngjesit kur “të gjithë të ishin të dehur”.

“Dikush duhet t’i ndëshkojë ata, dikush duhet t’i frikësojë ata”, ka thënë ai një ditë pasi ka sugjeruar që Rusia duhet të aneksojë gjithë Ukrainën.

“Ukraina duhet të aneksohet në shtetin tonë, ky është territori ynë”, ka thënë ai.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy