Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion këtë të hënë një gjykatë në Paris.
Politikani 66-vjeçar, i cili shërbeu si President i Francës nga viti 2007 në 2012, mohoi të gjitha akuzat kundër tij gjatë gjykimit 10-ditor që u zhvillua vitin e kaluar.
Sarkozy do të përballet me një gjyq tjetër këtë muaj, së bashku me 13 persona të tjerë, nën akuzat e financimit të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale në 2012.
Kjo është hera e parë në historinë moderne të Francës që një ish-president del në gjyq për korrupsion. Paraardhësi i Sarkozy, Jacques Chirac, u shpall fajtor në 2011 për keqpërdorim të parave publike dhe iu dha një dënim me burg për dy vjet për veprime gjatë kohës së tij si kryebashkiak i Parisit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";