Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga protestat mbarëkombëtare, pas vrasjes së një burri afrikano-amerikan nga policia.
George Floyd, 46 vjeç, vdiq pasi u arrestua nga policia jashtë një dyqani në Minneapolis, Minesota.
Pamjet e arrestimit në 25 maj tregojnë një oficer të bardhë të policisë, Derek Chauvin, duke vendosur gjurin në qafën e z. Floyd ndërsa ai ishte i shtrirë në dysheme. Chauvin, 44, është akuzuar për vrasje.
Siç shkruan BBC, ngjarjet kryesore që çuan në vdekjen e Floyd ndodhën brenda 30 minutave.
E gjitha filloi me një raport për një “kartëmonedhë të rreme” prej 20 dollarësh. Një raportim u bë në mbrëmjen e 25 majit, kur z. Floyd bleu një paketë cigaresh nga Cup Foods, një dyqan ushqimesh.
Duke besuar se kartëmonedha 20 dollarëshe që ai përdori ishte e falsifikuar, një punonjës i dyqanit e raportoi atë në polici.
Floyd kishte jetuar në Minneapolis për disa vjet pasi u transferua atje nga Houston i tij, në Teksas.