Joe Biden është Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e bëri betimin para gjykatësit më të lartë të SHBA, John Roberts, në anën perëndimore të Kapitolit në Uashington. Më parë, kishte bërë betimin si zëvendëspresidente zëvendësja e Bidenit, Kamala Harris.

I ftuar në Spotlight, nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Dorand Vojka, anëtar i Lëvizjes së Patriotëve në Nju York deklaroi se Joe Biden erdhi në pushtet nga Kina.

Dorand Vojka: Ne e quajmë Biden, Joe kinezi për një arsye, sepse ai ka ardhur në fuqi nga Kina. Sepse gjithë kjo pakënaqësi ndaj presidentit Trump u gatua nga Wall Street-i cili ka investuar miliarda në Kinë.

Julian Zyla: Mbi çfarë faktesh i keni këto që thoni? Çfarë do me thënë Joe Biden ka ardhur në pushtet nga Kina? Mbani përgjegjësi për gjërat që thoni apo thjeshtë pështyni fjalët?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";