Autoritetet daneze kanë ndaluar një anije kërkimore ruse në veri në Gadishullit Jutland. Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga vetë autoritetet e të dy vendeve.

Në një deklaratë për mediat ambasada e Rusisë në Kopenhagë ka thënë se anija “Adakemik Ioffe” e Institutit Shirshov për Oqeanologji, që është pjesë e Akademisë Ruse të Shkencave, u ndalua të hënën përderisa po mbushej me karburant në një port në Skagen.

Ndër të tjera në deklaratën e saj ambasada thekson se konfiskimi i anijes u krye si masë e përkohshme si pjesë e një mosmarrëveshjeje me një kompani kanadeze në lidhje me aktivitetet e mëparshme të anijes “Akademik Ioffe”.

“Anija është më flamur rus, është pronë e Federatës Ruse dhe përdoret nga Instituti Shirshov për Oqeanologji për qëllime shkencore”, tha ambasada ruse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet daneze i thanë agjencisë së lajmeve “DPA”: “Ministria e Jashtme është e vetëdijshme për çështjen dhe mund të konfirmojë se jemi në kontakt me Ambasadën e Rusisë.”

Ndërkohë mediat ruse raportuan se kjo anije në të kaluarën kishte marrë turistë që paguanin me qëllim që të fitonte të ardhura shtesë për t’i paguar aktivitetet kërkimore.