Vaksinimi i më shumë se 80 për qind të personave mbi 12-vjeç ka mundësuar që Danimarka të heq gjitha kufizimet për përhapjen e koronavirusit.
Masat ishin në fuqi plot 548 ditë.
Ky është njëri ndër vendet e para në Bashkimin Evropian që heq gjitha masat e kufizimit.
Në klubet e natës, nga 10 shtatori nuk kërkohet më dëshmia e të qenurit i vaksinuar. Kjo ishte ndër masat e fundit që ishte në fuqi në këtë vend.
Që nga data 1 shtatori certifikata digjitale e vaksinimit nuk kërkohej më në asnjë vend, përveç klubeve të natës.
Që nga mesi i muajit gusht, mbajtja e maskës në transportit publik nuk është më e detyrueshme.
Megjithatë, autoritetet kanë vendosur që mbajtja e maskës të mbetet e detyrueshme në aeroportet e Danimarkës dhe njerëzit janë këshilluar që ta mbajnë atë kur shkojnë për vizitë te mjeku, në qëndrat e testimit apo spitale.
Në kufijtë e këtij vendi ende zbatohen rregulla të rrepta për shtetasit jo-danezë që synojnë të hyjnë në këtë vend./ REL