Autoritetet në Danimarkë kanë vendosur nga 10 shtatori të heqin të gjitha masat e mbetura në fuqi për të parandaluar pandeminë e koronavirusit. Kjo lëvizje vjen dhe si pasojë e procesit ekselent të vaksinimit që është ndjekur në këtë vend.
Sipas asaj që raportojnë mediat daneze, deri në këto momente në Danimarkë është vaksinuar rreth 83% e popullsisë me të dyja dozat e vaksinave që nga fëmijët 12 vjeç, shifra këto me të vërtetë mbresëlënëse.
Tashmë, banorët e Danimarkës nuk do të jenë më të detyruar të paraqesin një certifikatë vaksinimi apo test negativ as në ambientet e mbyllura apo në eventet e mëdha sportive dhe kulturore. Sidoqoftë, për udhëtarët që hyjnë në vend nga jashtë, disa kufizime do të mbeten në fuqi.
Advertisement