Dalin fotot nga shkolla/ Si u dashurua Macron me mësuesen 25 vjet më të madhe, ishte në klasë me vajzen e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dalin fotot nga shkolla/ Si u dashurua Macron me mësuesen 25 vjet më të madhe, ishte në klasë me vajzen e saj

Me siguri e keni vënë re diferencën prej 25 vitesh në moshë që kanë presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte Trogneux. Mirëpo si janë njohur ata? Presidenti francez ishte vetëm 15 vjeç kur u njoh me gruan e tij, kur ishte nxënës i saj në shkollën e dramës dhe ajo lexonte shkrimet e tij për klasën. E çuditshmja është se ka qënë në klasë me vajzën e saj.

Brigitte Trogneux është më e vogla e gjashtë fëmijëve, e ardhur nga një familje e pasur që zotëron një kompani të prodhimit të çokollatës. Në qershor 1974 Trogneux u martua me bankierin Andre Louis Auziere me të cilin pati tre fëmijë

Shkrimtarja autobiografike e çiftit Anne Fulda, thotë në librin e saj se lidhja e tyre nisi kur Brigitte ishte ende e martuar me babain e tre fëmijëve të saj. Prindërit e Macron u tronditën nga zbulimi dhe hoqën djalin e tyre nga shkolla në Amiens, për të vazhduar arsimin në Paris.

Nëna e Macron i kishte thënë Brigitte: “Ti e bëre jetën tënde, por ai nuk mund të ketë fëmijë me ty”. Prindërit e Macron i kërkuan asokohe 40 vjeçares Trogneux të qëndronte larg nga djali i tyre derisa të mbushte 18 vjeç, sipas biografisë. Macron u martua me të në 2007 pasi martesa e Brigitte përfundoi në divorc. Tashmë Macron është njerku i tre fëmijëve të rritur të Brigitte, duke përfshirë dhe djalin e madh të saj Sebastien, që është dy vjet më i madh se Macron.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy