Greqia dhe Turqia janë armike të vjetra dhe kanë një histori të gjatë dhune e luftrash, sidomos në fundin e viteve 1900, shkruan SHQIP. Planet besohet të ishin fokusuar tek ideja e përqëndrimit të kapaciteve sulmuese në frontin perëndimor, ndërsa do të zhvendoseshin trupat gjatë luftës siriane.
Retorikat anti-Athinës janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit në Ankara dhe regjimi i Erdoganit po përpiqet shume të shtojë influencën e tij në rajon ndërsa shtohet frika e një përplasjeje ushtarake mes dy aleatëve të Nato-s.
Plani I quajtur ‘TSK Çakabey Harekât Planlama Direktifi’ – thuhet të jetë paraqitur 13 qershorin e vitit 2014. Nordic Monitor mendon se ai ishte një variant I përditësuar i një plani të mëhershëm, dhe thotë se ai mund të jetë ende aktiv.