Një 33-vjeçar që merrej me fitnes humbi jetën pasi u infektua nga koronavirusi. Dmitriy Stuzhuk nuk besonte se virusi Sars-Cov-2 ishte diçka e vërtetë. Ai kishte deklaruar se “COVID nuk ekziston, është një mashtrim”.
Por i riu u infektua në një udhëtim në Turqi. Ai u shtrua në një spital në Kiev të Ukrainës dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi. Edhe pse bënte një jetë të shëndetshme dhe të mbushur me aktivitet fizik, 33-vjeçari pati ndërlikime në zemër, të shkaktuara nga virusi. Lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga jeta e dha gruaja e tij, me të cilin kishte edhe tre fëmijë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“O Zot, është kaq e tmerrshme të kuptosh që ai nuk është më me ne”, tha ajo në rrjetet sociale.