Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar nga rritja e beftë e rasteve të koronavirusit në Europë. “Javën e kaluar, kontinenti i vjetër pati një rritje të numrit të rasteve të përjavshme nga Covid-19 për të parën herë prej shumë kohësh”, tha drejtori i sektorit europian të OBSH-së, Hans Kluge në një konferencë për shtyp në Kopenhagen.
“Tridhjetë vende kanë pasur shtim të numrit të çështjeve të reja sidomos këto dy javët e fundi,” shtoi ai. Sipas organizatës, Europa regjistron rreth 20,000 raste të reja dhe mbi 700 vdekje të reja çdo ditë.
Edhe në Shtetet e Bashkuara sakaq kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Në 24 qershor u shënuan 34,700 raste të reja. Kjo është shifra më e lartë që nga muaji prill. SHBA-ja e ka zgjeruar shkallën e testimit, por zyrtarët janë të shqetësuar me shifrat e reja, pasi numri i të infektuarve kishte pasur një tendencë rënieje në muajin e fundit.