Testet e koronavirusit do të bëhen sërish falas për të gjithë individët në Gjermani, pas përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje ndaj rishfaqjes të sëmundjes që po thyen rekordet e përditshme dhe kërcënon të çojë në kolaps sistemin e saj shëndetësor.

Zyrtarët e shëndetësisë i dhanë fund testeve falas të koronavirusit disa javë më parë, në një përpjekje për të inkurajuar më shumë njerëz që të vaksinohen. Por rritja e rasteve kohët e fundit ka tronditur vendin dhe e ka detyruar atë të përdorë të gjitha armët në arsenalin e tij për të identifikuar rastet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Agjencia gjermane e sëmundjeve infektive, në Institutin Robert Koch (RKI), raportoi sot 45 081 raste të reja, duke e çuar incidencën shtatëditore të rasteve për 100 000 persona në 2 774, një rekord i ri gjatë kësaj pandemie. Një ditë më parë, ky numër ishte 2 637. Rritja e rasteve me COVID-19 e gjeti Gjermaninë në një moment politikisht të ndërlikuar, menjëherë pas zgjedhjeve kombëtare. Qeveria aktuale është ende duke negociuar një marrëveshje pune mes tre palëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyrtarët nga të gjitha anët kanë caktuar një takim të enjten për të hartuar një strategji të re, por zyrtarët e shëndetësisë dhe politikanët kanë ngritur pyetjen nëse vendi do mund të prsite kaq gjatë. Instituti i Shëndetit Publik në Gjermani, Robert Koch u ka bërë thirrje njerëzve që të shmangin grumbullimet e mëdha.