COVAX nis shpërndarjen e vaksinave/ Shqipëria ka paguar 3.9 milionë dollarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
COVAX nis shpërndarjen e vaksinave/ Shqipëria ka paguar 3.9 milionë dollarë

Dy versione të vaksinës Astrazeneca janë autorizuar për përdorim emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke i hapur rrugën edhe nisjes së shpërndarjes në të gjithë botën, përmes Covax.

 

Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, mes tyre edhe Shqipëria mund të marrin dërgesat e para të vaksinës në fund të këtij muaji, raporton Vizion Plus.

Vendi ynë i ka parapaguar kësaj platformë, 3.99 milionë dollarë për të vaksinuar 20% të popullatës.

Advertisement

 

Fillimisht do të shpërndahen dy produktet e autorizuara deri më tani, AstraZeneca dhe BioNTech-Pfizer, por kjo e fundit kërkon teknologji të posaçme të ruajtjes, duke e bërë të papërshtatshme për shumicën e vendeve me të ardhura të ulëta.

Ndërkohë në lidhje me pasaportat e vaksinimit, OBSH shprehet se nuk është koha e duhur për ti rekomanduar ato pasi do të bëheshin pengesë, më tepër se sa lehtësim.

 

Advertisement

MICHAEL RYAN

DREJTOR EKZEKUTIV, OBSH

“Nuk është koha e duhur për të vendosur pasaportën e imunizimit si një kusht për udhëtimet sepse vaksina nuk është ende në përdorim të gjerë, nuk kemi mjaftueshëm të dhëna mbi efektivitetin e saj, transmetueshmërinë, apo referenca të tjera. Por kjo mund të konsiderohet në të ardhmen.”

 

Advertisement

Vaksina AstraZeneca përbën pjesën më të madhe të rezervave aktuale të nismës COVAX ku marrin pjesë 198 vende. Marrëveshja me prodhuesit e tjerë të vaksinave do të zbatohet pas autorizimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy