Humbja në finalen e Europa League ka trazuar ndjeshëm ambjentin zikaltër. Tekniku Conte deri pak kohë më parë i paprakshëm tashmë është në pikëpyetje serioze për të vijuar punën në krye të stolit. Referuar mediave italiane , takimi këtë të martë mes teknikut dhe presidencës së Interit do të jenë decisiv për të kuptuar se cfarë do të ndodhe. 50 milionë euro është shifra që Inter duhet të derdhe në arkat e Contes dhe stafit të tij nëse ai shkarkohet nga detyra. Drejtuesit zikaltër pikërisht për këtë arsye nuk duan të nxitohen. Një tjetër problem brenda familjes zikalter është edhe marrëdhënie e Contes me dy drejtuesit e tjerë Marota dhe Auzilion, të cilët sipas trajnerit 51 vjecarit nuk e kanë mbrojtur në momentet kur skuadra është sulmuar. Konte do të donte më shume autoritet dhe mbështetje nga drejtuesit e për këtë arsye trajneri italian ka preferuar të komunikojë me Zhangun për ta ardhmen , pa përfshirë këtu Marotën dhe Auzilion. Por ndërkohë që gjërat janë ende pezull, emri i Massimilioano Alegrit po lakohet gjithnjë e më shumë e madje është sponsorizuar edhe nga ish presidenti Morati. Sido të shkojë puna, sot është ditë vendimtare për Interin. Takimi Zhang-Conte do të përcaktoje nëse martesa aktuale do të vijojë apo jo.

The post Conte-Inter, sot ditë vendimtare/ Divorci i kushton zikaltërve 50 mln euro appeared first on Vizion Plus.