Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2021 do ta marrin gjermani Benjamin List dhe studiuesi amerikan David W.C. MacMillan për zhvillimin e organokatalizës asimetrike. Njoftimi u bë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm.

Nobelistët e kimisë të vitit kanë zhvilluar një mjet të ri dhe gjenial për ndërtimin e molekulave – organokatalizën, thuhet në citim. Ajo do të përdoret për studime për medikamente të reja, u bë e ditur dhe gjithashtu ka ndihmuar që kimia ta respektojë më shumë mjedisin.

Organokataliza është zhvilluar me një ritëm mahnitës, tha Akademia në Stokholm. Me ndihmën e këtyre reaksioneve studiuesit tani mund të prodhojnë shumë gjëra në mënyrë më efikase, nga medikamentet e reja deri tek molekulat që mund të kapin dritën në qelizat diellore.

Këtë vit, çmimi më prestigjioz për kimistët shoqërohet me gjithsej dhjetë milionë krona (rreth 980,000 euro). Ceremonia e ndarjes së çmimeve tradicionalisht zhvillohet më 10 dhjetor, përvjetori i vdekjes së themeluesit të Çmimit Nobel Alfred Nobel.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";