Turistëve britanikë në Turqi po i kërkohen 43 paundë për një racion qebap dhe 65 paundë që të notojnë në det.
Lajmin e përcjell Daily Mirror, sipas të cilës, një klient i shokuar postoi në rrjetet sociale faturën e “çmendur” nga një bar-restorant në Bodrum. Aty tregohej edhe sesi për një kafe të vogël i janë kërkuar 7.30 paundë dhe 22 paundë për një sufllaqe.
Në një hotel të të njëjtit qytet, sipas kësaj të përditshme, vizitorëve u janë kërkuar 65 paundë për të notuar. Kryebashkiaku i Bodrumit, Ahmet Aras i ka mbrojtur këto çmime duke thënë se bizneset vendase thjesht po përpiqen të mbijetojnë pas pandemisë së koronavirusit. “ Ata nuk po mbyllin dot muajin, megjithatë, sigurisht që nuk duhet të mbifaturojnë klientët”, shtoi ai.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";