Në fillim të konfliktit Rusi-Ukrainë, presidenti turk Erdogan ka deklaruar se Turqia do të luaj një rol kyç në ruajtjen e paqes në rajon.

Disa orë pasi Rusia nisi sulmin kundër Ukrainës këtë të enjte, Kievi i bëri thirrje Turqisë që të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve.

Kjo thirrje për ndihmë vjen në një kohë kur Ukraina i frikësohet sulmit të anijeve ushtarake ruse nëpërmjet Detit të Zi.

Sipas Konventës së Ngushticës së Montreux të vitit 1936, Turqia ka kontroll mbi pasazhin e anijeve nga Deti Mesdhe në Detin e Zi, duke e bërë atë një lojtar thelbësor në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çfarë parashikon Konventa?  

Në vitin 1936, superfuqitë e atëhershëm që përfshinin Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Sovjetik dhe Francën, ranë dakord në Montreux të Zvicrës, që Turqia do të kontrollonte Bosforin dhe Dardanelet, si pasojë e afërsisë së saj me Rusinë, Ukrainën, Rumaninë, Bullgarinë dhe Gjeorgjinë në Detin e Zi.

Përveç kontrollit të këtyre ngushticave, Konventa i dha Turqisë fuqinë që të vendosë mbi trafikun e anijeve ushtarake, përfshi këtu edhe mbylljen totale të këtyre ngushticave në rast lufte apo konflikti.

Turqia mundet gjithashtu t’i mohojë kalimin anijeve tregtare të cilat vijnë nga shtete që janë në luftë me Turqinë.

Të gjitha shtetet e lagura nga Deti i Zi, përfshi Rusinë, Ukrainën, Bullgarinë, Rumaninë dhe Gjeorgjinë, të cilat duan të dërgojnë një anije mes për mes këtyre ngushticave, duhet t’i bëjnë Rusisë një kërkesë 8 ditë përpara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, qeveria turke duhet të japë autorizimin për të gjithë avionët që duan të kalojnë mbi zonën ajrore të këtyre ngushticave.

Gjatë Luftë së Dytë Botërore, kjo Konventë arriti të ndalonte kalimin e flotës detare të Frontit Nazist në Detin e Zi, duke parandaluar kështu sulmin e tyre kundër Bashkimit Sovjetik.

Cili ka qenë qëndrimi i deritanishëm i Turqisë?

Ndërkohë që tensionet po përshkallëzoheshin mes Ukrainës dhe Rusisë, Turqia ka bërë deklaratën se Konventa e Montreux do të jetë një instrument i fuqishëm në ruajtjen e paqes në rajon.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Turqia do të bëjë çfarë do të jetë e mundur – si aleate e NATO – nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën, por nuk ka dhënë asnjë detaj të mëtejshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë që Turqia është e varur nga gazi dhe turistët rusë, si dhe ka ndërtuar një marrëdhënie mjaft të afërt me Moskën gjatë viteve të fundit, në të njëjtën kohë ajo i ka shitur dronë Ukrainës dhe i ka bërë thirrje të vazhdueshme Rusisë që të mos e pushtojë atë.

Në çdo rast, Erdogan ka deklaruar se Turqia do të mundohet të menaxhojë çdo lloj konflikti mes 2 shteteve, pa hequr dorë nga lidhjet e saj me Rusinë dhe Ukrainën.