Autoritetet ukrainase kanë vendosur që t’i hutojnë forcat ruse duke vendosur shenja komunikacioni që nuk është se të drejtojnë për në vende të sakta ose të mira. Në të vërtetë, ato s’të çojnë askund.
Ministria e Brendshme e Ukrainës ka kërkuar nga banorët që t’i largojnë shenjat e komunikacionit që t’i hutojnë trupat ruse, shkruan Express.
“Për ta hutuar dhe çorientuar armikun, i cili në mënyrë të paligjshme po lëviz nëpër Ukrainë, ne bëjmë thirrje që të hiqen shenjat me numrat dhe emrat e rrugëve / qyteteve / fshatrave.
Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundshme që ta pastrojnë Ukrainën nga pushtuesi rus sa më shpejt që është e mundshme”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Twitter.
Sidoqoftë, agjencia shtetërore për sinjalistikë rrugore shkoi më tej. Në një tabelë sinjalizuese, tri emërtimet, në të vërtetë, janë sharje: “shkoni, **jeni veten”.
!!! Ukraine’s Interior ministry asked residents to take down street signs in order to confuse oncoming Russian troops. The state road-signs agency went one step further. (Roughly: all directions are to “go fuck yourselves”) pic.twitter.com/8xVjceqRfx
— Christo Grozev (@christogrozev) February 26, 2022