Nga Julio Rivera “News Max”
Presidenti Xho Bajden duket se po përjeton nga një krizë të madhe të përmuajshme, ndërkohë që ende nuk kanë kaluar as 8 muaj që nga marrja e detyrës. Shumë nga këto vështirësi janë shkaktuar nga veprimet e vetë shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Të gjithë mund ta mbani mend se si që në ditën e tij të parë në detyrë, ai firmosi një mori urdhrash ekzekutivë, të cilat e goditën pavarësisë energjitike të vendit, integritetin e kufirit tonë jugor me Meksikën,dhe rindërtuan pa arsye marrëdhëniet e prishura midis Shteteve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).
Këtu mund të përmendim edhe dështimet në ekonomi, që lidhen me të ashtuquajturin planin “Back Better” të administratës Bajden,apo sulmet e shumta kibernetike të kryera kundër kompanive të mëdha dhe që kanë një rëndësi strategjike, përfshirë atë mbi “Colonial Pipeline”, dhe një nga furnitorët kryesore të ushqim në SHBA, JBS.
Por, të gjitha këto dyshime të turpshme, të cilat normalisht do të mjaftonin për të fundosur çdo administratë, janë vërtet asgjë në krahasim me krizën humanitare të paparë që po ndodh në Afganistan, pasojë e qasjes miop edhe dëshpëruese të presidentit aktual, për të kërkuar atë që ai e konsideroi paraprakisht një fitore në prag të 20 vjetorit të sulmeve të 11 Shtatorit, të cilat ndryshuan përgjithmonë SHBA-në dhe botën.
Ndonëse shumë nga analistët liberalë të establishmentit janë përpjekur ta shtrembërojnë realitetin, siç ndodhi për shembull me Daniel Smith, që tentoi ta kthejë këtë katastrofë të pafajshme në një skandal të Trump, shumica e amerikanëve nuk mashtrohen dhe e pranojnë se ky është një dështim i madh,dhe ku përgjegjësi ekskluzive ka administrata Bajden.
Kulmi i skandalit ditët e fundit ishte mesazhi kontradiktor në lidhje me statusin e amerikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre afganë.
Sidomos paaftësia e zëdhënësit të Departamentit të Mbrojtjes Xhon Kirbi për t’iu përgjigjur një pyetjeje të thjeshtë që iu bë disa javë më parë, që lidhet me numrin e amerikanëve ende të bllokuar pas linjave të armikut, krijoi një situatë që e portretizonte Amerikën si jo të gatshme për të qëndruar në krah të aleatëve të saj, apo edhe të siguronte transferimin e sigurt të qytetarëve të saj.
Këto zhvillime u kanë dhënë një mundësi armiqve të Amerikës, që të promovojnë idenë e rënies sonë si superfuqia më e madhe në botë. Për shembull, Kina, që është padyshim rivalja kryesore e Amerikës, shfrytëzoi menjëherë mundësinë që i dha ky moment i jashtëzakonshëm dobësie, për të përdorur median e saj të kontrolluar nga shteti dhe ndërmarrë një sulm të koordinuar kundër Shteteve të Bashkuara, teksa njëkohësisht po përpiqej që të frikësonte Tajvanin.
Ndërsa po bëhej më e qartë fotografia e vërtetë e asaj që po ndodhte në Afganistan, gazeta “Global Times” e kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze, e quajti tërheqjen nga Afganistani “një goditje të rëndë për besueshmërinë e SHBA-së në botë”.
Për më tepër, javën e kaluar, Tajvani raportoi mbi një incident ku 19 avionë ushtarakë kinezë, midis tyre avionë të pajisur me bomba bërthamore, fluturuan në hapësirën e tij ajrore. Ndërsa Amerika duket më shumë e dobët në skenën botërore, sesa ka qenë në çdo moment tjetër që prej janarit të vitit 2017, këto ngjarje këto ngjarje të fundit kanë sjellë forcimin e forcave shumë dashakeqe, për të cilat ne hymë 20 vjet më parë në luftë në përpjekje për t’i shkatërruar ato.
Pavarësisht nëse na intereson ta pranojmë apo jo, administrata Bajden është përgjegjëse për dorëzimin tek talebanët të një sasie të madhe armësh me vlerë mbi 90 miliardë dollarë. Kjo gjë ka ndodhur kur SHBA e dinte se në Afganistan kishte një prani në rritje të Al-Kaidës.
Një raporti të de-klasifikuar të Kombeve të Bashkuara, i bërë publik vetëm disa javë përpara tërheqjes kaotike të SHBA-së nga Afganistani, pretendon se atje ekzistojnë celula terroriste të Al-Kaidës, të cilat veprojnë në të paktën 15 provinca.
Bashkëpunëtorët dhe financuesit e sulmeve të11 Shtatorit, zotërojnë tani armë shumë moderne,të cilat mund t’i përdorin për të forcuar dhe mbrojtur zinxhirët e furnizimit me opioide dhe metamfetaminë, që ishin burimi i tyre kryesor i të ardhurave para rivënies nën kontroll të Afganistanit.
Kjo do të shkaktojë humbje të tjera të jetëve njerëzore në të gjithë botën .Por aspekti ndoshta më pak i përfolur i kësaj situate, është fakti se fuqia globale e terrorizmit, Irani,ka tani një aleat të fuqishëm me një ushtri të pajisur mirë me armë, falë tërheqjes kaotike të Amerikës.
Që kur Xho Bajden ka marrë detyrën e presidenti, Irani është duke shkelur kufijtë e pasurimit të uraniumit, të vendosura në vitin 2015 nga bashkësia ndërkombëtare. Një raport i pranverës së këtij viti, tregonte se centrifugat në stacionin bërthamor të Iranit në Natanz po pasuronin uranium në masën 63 për qind, që është më shumë se sa 60 për qindëshi që dihej deri në momentin kur bisedimet për të ringjallur marrëveshjen e saj bërthamore me fuqitë botërore, kishin ngecur në fillim të këtij viti.
Për më tepër, një Iran sfidues pretendoi në korrik se ka mundësi që ta pasuronte uraniumin në shkallën e ndërtimit të një arme bërthamore, ose në një nivel pastërtie prej 90 për qind.
Ky paralajmërim paraqet rrezik të menjëhershëm jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Izraelin dhe Evropën.
Pasi mundësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis dy vendeve diktatoriale, mund të sjellë në fund një ringjallje tjetër të madhe të sulmeve terroriste në nivel global, ndoshta edhe duke përfshirë përdorimin e një arme bërthamore gjatë viteve të ardhshme.
Dhe kjo është shumë larg nga pozicioni ku ndodhej Irani pak më shumë se një dekadë më parë, Stuxnet i vitit 2010,kur një sulm kibernetik që u konsiderua si goditja e parë në luftën e vazhdueshme globale kibernetike, arriti të sabotojë programin bërthamor iranian.
Kjo situatë e vendos SHBA-në në qendër të vëmendjes të një sulmi tjetër shkatërrues, si ai apo ndoshta më të keq se sa sulmet e 11 Shtatorit 2001. Në kushtet kur kanë mbetur më shumë se 3 vite të presidencës Bajden, ne mund të supozojmë se ndoshta më e keqja duhet ende të vijë. Bazuar në krizat tashmë periodike, në të ardhmen Amerikën mund ta presë një periudhë vështirësish të jashtëzakonshme.