Nje nga duelet e mbremjes se sotme ne Champions League është ai mes Chelsea dhe Portos në Angli.
Blutë e Londrës morën një fitore pa shumë vështirësi me shifrat 2-0 ndërsa këtë mbrëmje në shtëpi do e kenë shumë më të lehtë .
Në ndryshim nga ndeshja e parë, dy trajnerët do të zbresin në fushë 11 titullarët më të mirë pasi në organikën e ekipit nuk rezulton asnjë mungesë e sigurt .edhe pse tek anglezët në dyshim janë Thiago Silva dhe Kristensen.
Dueli do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge” dhe gjykohet nga francezi Klement Turpin.
Advertisement
Sfida do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Tring në orën 21:00.