Këto ishin krishtelindjet e para që Anglia i festoi pa praninë e Mbretëreshës Elisabeth.
Në kujtim të saj u mbajtën homazhe.
Duke i bërë jehonë fjalëve të nënës së tij Charles u shpreh se Krishtlindja i dedikohen atyre që kanë humbur të dashurit.
Kjo është Krishtlindja e parë që Charles e feston e uron si mbret.
“Ndërsa Krishtlindja është sigurisht një festë e krishterë, fuqia e dritës që kapërcen errësirën festohet përtej kufijve të besimit. Pra, çfarëdo besimi që keni apo nëse nuk keni të tillë, festa është në këtë dite jetëdhënëse dhe me përulësinë e vërtetë që qëndron në shërbimin tonë ndaj të tjerëve. Unë besoj se mund të gjejmë shpresë për të ardhmen. Në këtë kohë ankthi dhe vështirësish të mëdha, qoftë për ata në mbarë botën që përballen me konflikte apo fatkeqësi natyrore, ose për ata në shtëpi që mezi gjejnë mënyra për të paguar faturat le ta festojmë së bashku dhe të vlerësojmë gjithmonë çfarë kemi. Me gjithë zemër, ju uroj një Krishtlindje me paqe, lumturi dhe dritë të përjetshme.”- tha Mbreti Charles në urimin e tij.