Sot në mbrëmje përcaktohet dhe bileta e parë për në fianalen e kompeticionit më të bukur të futbollin europian, Uefa Champions League.
Gjigandët e Manchester City dhe Paris Sen Zhërmen do të matin forcat për herën e dytë pas asaj fitoreje 2-1 në favor të anglezëve ne ndeshjen e parë.
Parisienët do të kërkojnë medoemos surprizën e madhe edhe pse dhimbjet e kokës për teknikun Pocetino kanë filluar që tani.
Trajneri argjentinas do duhet të bëjë me mungesën e sigurt të Bernat dhe Gueje ndërsa në dyshim është Dagba si pasojë e një lëndimi në gju. Ndërkohë Mbappe duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe është thirrur nga trajneri Pocetino në listën përfundimtare në prag të sfidës.
Nga ana tjetër ditët e mira vijojnë për teknikun Guardiola pasi infermiera e anglezëve ashtu si ndeshjen e parë mbetet e boshatisur duke pasur të gjithë organikën e skuadrës në dispozicion , për të mbrojtur rezultatin dhe per tu kualifikuar më tej.
Sa i përket formacioneve të mundshme tek qyetetarët si gjithmonë katërkendëshin e portës e mbron shtatlarti Ederson, në mbrojtje rrjeshtohen Walker , Stons , Ruben Dias dhe Canselo.
Ndërkohë përpara tyre do të qëndrojnë Rodri e Gundogan ndersa Mahrez, Foden dhe de Brujne mbeshtesin Bernando Silva-n, qeluhen si sulmues i fshehur.
Nga ana tjetër trajneri Pocetino do të vijë me skemën tradicionale të tij 4-2-3-1. Kështu Navas do të mbrojë portën , e përpara tij do jene, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe dhe Diallo. Ndërkohë në mesfushë do të jenë Danilo dhe Paredes për të ndihmuar Di Marian , Verrati-n dhe Neymar, ndersa ne maje te sulmit talenti Kilian Mbappe . Super dueli Manchester City- Psg do të trametohet ekskluzivisht në ekranin e Tring ne 21:00.