Në ndeshjet e katërta të fazës së grupeve të Uefa Champions League, në sfidën më emocionuese mes Atalantës dhe Manchester United e cila u mbyll në barazim 2-2, Cristiano Ronalo ka prishur festën e italianëve pasi ndëshkoi në minutat shtesë Bergamasit. Ylli portugez shënoi dy gola në këtë ndeshje ndërsa për skuadrën e Gasperinit shënuan Ilicic dhe Zapata. Me këtë rezultat, “Djajtë e kuq”, udhëheqin grupin F me 7 pikë, ndjekur nga Villareal po me 7 pikë, ndërsa Atalanta renditet pas tyre me 5 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Juventus regjistroi fitoren e katërt në po kaq ndeshje, duke mposhtur 4-2 Zenitin në Torino dhe arriti të kualifikohet në raundin tjetër. Ndërsa më herët Chelsea fitoi minimalisht në transfertë përballë Malmos.
Ndërkohë Bayern Munchen nuk është kursyer sërish ndaj Benfikës duke fituar me goleadë 5-2 dhe prerë biletën për raundin tjetër. Ndërsa në sfidën tjetër të këtij grupi, Barcelonës i mjaftoi goli i Ansu Fati të fitonte ndaj Dynamo Kyiv.
Në grupin G, Wolfsburg Fitoi 2-1 ndaj Salzburg, ndërsa Sevilla u shokua nga humbja 2-1 në shtëpi nga Lille.
Sfidat u transmetuan ekluzivisht në platformën Tring.