Çfarë pritet të ndodhë pas inicimit të hetimit ndaj Bidenit?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë pritet të ndodhë pas inicimit të hetimit ndaj Bidenit?

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha më 12 shtator se ka iniciuar nisjen e hetimit për gjykimin e presidentit amerikan, Joe Biden, duke iu nënshtruar presionit në rritje nga ish-presidenti Donald Trump, dhe aleatëve e tij.

 

 

Ky njoftim erdhi një vit para zgjedhjeve presidenciale, vit që po përshkohet me përplasje midis Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Advertisement

 

 

Përmes një deklarate, McCarthy tha se hetimet e kryera nga Dhoma e Përfaqësuesve gjatë këtij viti ndaj familjes së Bidenit kanë gjetur “një kulturë të korrupsionit” që kërkon një shqyrtim më të thellë.

 

Advertisement

 

“Këto janë akuza për abuzim me pushtetin, pengim dhe korrupsion”, tha McCarthy.

 

 

Advertisement

McCarthy tha se do të udhëzojë krerët e komisioneve të Dhomës për Drejtësi, Mbikëqyrje dhe për Mënyra e Mjete për të udhëhequr hetimin për gjykim. Këto panele për muaj të tërë kanë punuar së bashku për hetime të ndryshme që lidhen me familjen Biden.

 

 

Më poshtë mund të mësoni se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, përderisa republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bërë një hap drejt ngritjes së mundshme të akuzave për shkarkimin e Bidenit:

Advertisement

 

 

Çfarë do të thotë hapje e hetimit?

 

 

Advertisement

Ky proces heton keqbërjet e mundshme nga një zyrtar federal, sikurse është presidenti i SHBA-së, zyrtarët e kabinetit apo gjykatësit. Ky proces, që në anglisht njihet me termin “impeachment”, parashihet në Kushtetutën amerikane dhe vlerësohet se mjeti më i fuqishëm i kontrollit që Kongresi ka për ekzekutivin amerikan.

 

 

Përderisa Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqinë që të ngrehë akuza ndaj një zyrtari federal, vetëm Senati e ka aftësinë që ta dënojë apo ta largojë nga detyra.

Advertisement

 

 

Deri më tani, asnjë president nuk është larguar nga Shtëpia e Bardhë përmes këtij procesi. Por, ish-presidenti republikan, Richard Nixon, dha dorëheqje më 1974, në kohën kur Dhoma e Përfaqësuesve po bëhej gati të votonte për shkarkimin e tij.

Pse republikanët po e iniciojnë këtë procedurë kundër Bidenit?

 

Advertisement

 

Që kur fituan shumicën në Dhomë në muajin janar, republikanët në mënyrë agresive kanë hetuar Bidenin dhe djalin e tij, duke pretenduar se kanë dëshmi se ata janë përfshirë në një skemë të përdorimit të ndikimit për përfitime të tyre. Këto akuza janë të ngjashme ma ato që ish-presidenti Donald Trump, ka bërë për vite të tëra ndaj Bidenit dhe familjes së tij.

 

 

Advertisement

Republikanët kanë përqendruar vëmendjen e tyre në një informacion të paverifikuar për Byronë Federale të Hetimit (FBI), që pretendon se Biden, në kohën kur ishte nënpresident në administratën e Barack Obamas, ishte përfshirë në një skemë ryshfeti. Ky pretendim për ryshfet, që fillimisht u bë publik më 2019 dhe ishte pjesë e gjykimit të parë ndaj Trumpit, lidhet me pretendimin se Biden i kishte bërë presion Ukrainës që të shkarkonte kryeprokurorin e saj në mënyrë që të ndalonte një hetim për Burisma-n, kompani e naftës dhe gazit në të cilën Hunter Biden – djali i presidentit Joe Biden – ishte anëtar i bordit.

 

Demokratët kanë përsëritur qëndrimin se Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hetuar pretendimin lidhur me kompaninë Burisma në kohën kur Trump ishte president dhe e kishte mbyllur këtë çështje pas tetë muajsh, pasi nuk u gjetën “të dhëna të mjaftueshme” për ta shtyrë përpara hetimin. Edhe shtete të tjera kishin kërkuar shkarkimin e prokurorit ukrainas, pasi e kishin parë atë si zyrtar të korruptuar. Dhe një ish-partner i biznesit i Hunter Bidenit ka dëshmuar para Kongresit dhe ka thënë se pretendimi për ryshfet është i pavërtetë.

 

Advertisement

 

Megjithatë, tri komitete të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kryer hetime ndaj presidentit dhe djalit të tij, përfshirë edhe për mënyrat se si Hunter përdori emrin e të atit për të çuar përpara biznesin e tij me klientë të huaj. Ata po ashtu kanë hetuar thellë hetimin e bërë nga Departamenti i Drejtësisë për Hunter Biden, duke u thirrur në dëshmitë e një sinjalizuesi, për të sugjeruar se Hunter kishte pasur një trajtim të posaçëm.

 

 

Advertisement

Dhe përderisa republikanët kanë kërkuar që të lidhin drejtpërdrejtë çështjet financiare të Hunter Bidenit me babanë e tij, ata nuk kanë arritur të ofrojnë dëshmi se presidenti ka qenë i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në punën e të birit, edhe pse ai nganjëherë kishte darkuar me klientët e Hunter Bidenit apo i kishte përshëndetur ata gjatë bisedave telefonike.

 

 

A nënkupton kjo që Biden do të përballet me gjykim?

 

Advertisement

 

Jo domosdoshmërish. Përderisa të gjitha hetimet që janë hapur në historinë e re të SHBA-së kanë rezultuar me përballje me gjykim të presidentëve, republikanët kanë naviguar me kujdes rreth këtij termi dhe implikimeve të mundshme politike që ai mund të ketë.

 

 

Advertisement

Procedura për shkarkimin e presidentit që në anglisht njihet si “impeachment” do të thotë të ngresh akuza në Kongres, që do të përbëjnë bazën për gjykim.

 

 

Sipas Kushtetutës së SHBA-së, një president largohet nga detyra për “tradhti, ryshfet, shkelje të rëndë ose kundërvajtje të tjera”.

Advertisement

 

 

Procedura për shkarkim zhvillohet në dy faza. Nis me seanca dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe, nëse miratohet me shumicë të thjeshtë, procesi kalon në Senat, ku edhe mbahet gjykimi.

 

Advertisement

 

Në Senat, pastaj, duhen dy të tretat e votave për largimin e presidentit nga detyra dhe një gjë e tillë nuk është arritur kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

 

 

Advertisement

Për të nisur gjykimi për shkarkimin e Bidenit, Dhoma e Përfaqësuesve duhet të miratojë të paktën një akuzë ndaj tij, dhe për miratim kërkohet shumica e votave. Por, hetimi për gjykim mund të mbyllet pa paraqitjen e akuzave.

McCarthy tha se hetimi për gjykim është i nevojshëm në mënyrë që të sigurohet që Kongresi mund të përdorë të gjithë autoritetin mbikëqyrës që ka, në mënyrë që të vazhdojë hetimin për familjen Biden.

 

 

Advertisement

“Të gjithë duhet ta kuptojnë, qëllimi ynë nuk është gjykimi”, tha së fundi për gazetarët Darrell Issa, anëtar republikan në Komitetin e Drejtësisë së Dhomës. Ky është një prej komiteteve që është marrë me hetimin e Bidenit. “Shkarkimi është një formë për të thënë se kjo nuk është mbikëqyrje legjislative, por në fakt është mbikëqyrje e një keqbërje të mundshme”.

 

 

Pavarësisht kësaj, hetimi ndaj Bidenit mund të zgjatet deri vitin e ardhshëm kur presidenti, që po garon edhe për një mandat, do të përballet në fushatë me republikanët, të udhëhequr nga Trumpi. Ky i fundit është përballur me dy gjykime në Senat, por është liruar nga akuzat.

Advertisement

 

 

Çfarë dëshmish kanë republikanët?

 

 

Advertisement

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve – të udhëhequr nga James Comer, kryetar i Komitetit për Mbikëqyrje – kanë marrë nën posedim mijëra faqe të të dhënave financiare të disa anëtarëve të familjes Biden dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, përmes kërkesave për qasje në dokumente që i kanë bërë në Departamentin e Thesarit dhe në institucione të tjera financiare.

 

 

Comer vazhdimisht ka pretenduar – pa ofruar dëshmi substanciale – se ka informacione të mjaftueshme në këto dokumente që dëshmojnë se Hunter Buden ka përdorur emrin e babait të tij për përfitime në marrëveshjet e tij biznesore dhe vendimet politike gjatë kohës kur Biden ishte nënpresident kanë qenë në favor të tij. Por, pretendime të tilla nuk janë vërtetuar.

Advertisement

 

 

Comer në qershor bashkoi forcat me kryetarët republikanë të komiteteve për Drejtësi dhe Mënyra e Mjete për të iniciuar një hetim më të gjerë lidhur me hetimin njëvjeçar që Departamenti i Drejtësisë kreu ndaj Hunter Biden. FBI dhe Shërbimi për të Ardhura të Brendshme (IRS) kanë hetuar Hunter Biden për vite të tëra dhe rasti deri në verën e këtij viti dukej se po shkonte drejt një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë, por më pas një gjykatës refuzoi kushtet e asaj marrëveshjeje.

Prishja e marrëveshjes ndodhi pasi dy agjentë të IRS-it pretenduan gjatë dëshmive para Kongresit se Departamenti i Drejtësisë në mënyrë jo të duhur ndërhyri në këtë rast, që fillimisht ishte hapur më 2018.

Advertisement

 

 

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland, muajin e kaluar caktoi një prokuror special për të hetuar HunterBiden, i cili ka të ngjarë që të zgjerojë edhe më tej hetimet.

 

Advertisement

 

Si do të funksionojë hetimi për gjykimin ndaj Bidenit?

 

 

McCarthy tha se do t’i kërkojë ligjvënësit Comer që të udhëheqë hetimin, duke punuar së bashku me kryetarët e dy komiteteve të tjera, Jim Jordan dhe Jason Smith.

Advertisement

 

 

Përderisa në të kaluarën McCarthy kishte deklaruar se Dhoma e Përfaqësuesve do të hidhte në votim nisjen e hetimit, të martën ai nuk bëri një premtim të tillë.

 

Advertisement

 

Sipas Kushtetutës amerikane, nuk kërkohet votim për nisjen e një hetimi për gjykim dhe të njëjtën gjë nuk e kërkojnë as rregullat mbi të cilat qeveriset Dhoma. Por, në të kaluarën gjatë inicimeve të procedurave për gjykim ndaj presidentëve janë miratuar rezoluta autorizuese.

 

 

Advertisement

Nuk është e qartë nëse McCarthy do të ketë vota të mjaftueshme në Dhomën e Përfaqësuesve për të miratuar rezolutë për gjykim. Disa republikanë në këtë institucion kundërshtojnë nisjen e hetimit, duke thënë se nuk ka dëshmi të mjaftueshme kundër presidentit.

 

 

Kur përfundon hetimi, Dhoma e Përfaqësuesve tradicionalisht cakton Komitetin e Drejtësisë – panelin që është i autorizuar për të prezantuar artikujt për shkarkim – që të mbajë seanca dëgjimore dhe të përpilojë akuzat ndaj presidentit.

Advertisement

 

 

Sa do të zgjasë hetimi?

 

 

Advertisement

Nuk ka rregulla se sa gjatë mund apo duhet të zgjasë hetimi për gjykimin e një presidenti. Hetimi ndaj Bidenit mund të jetë disamujor apo mund të zgjasë edhe një vit dhe krejt varet nga ajo se çfarë McCharthy dhe udhëheqja e republikanëve besojnë se është koha e duhur për të përfunduar hetimin apo për të lëvizur drejt përpilimit të artikujve për gjykimin e presidentit.

 

 

Çfarë ndodh nëse republikanët vendosin të nisin gjykimin ndaj Bidenit?

 

Advertisement

 

Nëse republikanët vendosin se ka dëshmi të mjaftueshme që Biden është përfshirë në keqbërje apo ka abuzuar me pushtetin dhe duan ta çojnë çështjen përpara, atëherë Komiteti i Drejtësisë do të përpilojë artikujt për gjykim. Këta artikuj votohen në Komitet me shumicë të thjeshtë. Më pas dërgohen për votim në Dhomën e Përfaqësuesve ku kërkohet shumica e votave për të shkarkuar Bidenin.

 

 

Advertisement

Vetëm tre president amerikanë janë përballur me gjykim: Andrew Johnson, Bill Clinton dhe Trump. Ky i fundit është përballur dy herë.

 

 

Më pas, akuzat për shkarkim kalojnë në Senat, ku udhëheqësit demokratë me shumë gjasa nuk do të kishin zgjidhje tjetër, pos të mbajnë një gjykim.

Advertisement

 

 

Gjykimi është i ngjashëm me gjykimet në sistemin gjyqësor, me senatorët që veprojnë si gjykatës dhe anëtarë të caktuar të Dhomës luajnë rolin e prokurorëve apo menaxherëve të gjykimit. Shefi i drejtësisë së Gjykatës Supreme udhëheq procesin. Nëse Senati miraton artikujt e shkarkimit dhe dy të tretat e votave janë për opsionin “fajtor”, atëherë presidenti dënohet dhe largohet nga detyra. Por, nëse hidhen poshtë artikujt e shkarkimit, atëherë presidenti lirohet nga akuzat.

 

Advertisement

 

Nëse Biden do të dënohej nga Senati, ai do të bëhej presidenti i parë në historinë amerikane që largohet nga Zyra Ovale. Por, një opsion i tillë ka pak gjasa të ndodhë, duke pasur parasysh se demokratët kanë shumicën në Senat./REL/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy