Nga Graeme Wood, The Atlantic

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, John Kerry i bëri Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë një pyetje që ndoshta tani po e ngrenë shumë amerikanë:“Si mund t’i kërkoni një njeriu të jetë njeriu i fundit që vdes për një gabim?”.

Të enjten, të paktën 13 ushtarë amerikanë vdiqën gjatë një sulmi ndaj një turme afganësh që kërkonin evakuimin nga aeroporti i Kabulit. Ata vdiqën duke u përpjekur tës hpëtonin aleatët e tyre nga persekutimi apo vrasja nga talebanët. Kjo nuk ishte diçka e gabuar, edhe pse vdekjet e tyre ishin rezultat i një lufte në të cilën Shtetet e Bashkuara bënë pothuajse çdo gabim të mundshëm.

Ngjarja e 2 ditëve më parë ishte njëherazi një ndër momentet më fisnike të luftës, edhe për shkak se shpërthimet vranë gati 100 afganë, ajo ishte edhe një nga më tragjikët e saj. Autorësia e sulmit u mor përsipër nga dega lokale e Shtetit Islamik, e quajtur ndonjëherë ISIS-K ose IS-K, për shkak të termit Khorasan që mban grupi në Afganistan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa janë përpjekur të fajësojnë për sulmin vetë talebanët, të cilët kontrollojnë Kabulin dhe janë përgjegjës për kalimin e sulmuesve në pikat e kontrollit që të çojnë në periferi të aeroportit. Talebanët kanë bombarduar shpesh turmat në Kabul, dhe në mesin e tyre ka shumë nga ata që besojnë se amerikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre meritojnë vdekjen,madje edhe më shumë sesa kaq.

Edhe zyrtarë të lartë amerikanë i ngatërrojnë më njeri-tjetrin këto grupime:Javën e kaluar, ish-Sekretari i Mbrojtjes dhe ish-drejtori i CIA-s, Leon Panetta deklaroi për NPR se ai pret që talebanët t’i“sigurojnë një strehë të sigurt Al-Kaedës, ISIS-it dhe terrorizmit në përgjithësi”.

 

E megjithatë, talebanët pretendojnë se në shpërthimet e së enjtes u vranë edhe 28 ushtarë të tyre. Dhe ashtu siç duhet të mos harrojmë sjelljet e dikurshme të talebanëve, duke mos u besuar lehtë pretendimeve të tyre se tashmë janë reformuar, ne nuk mund të mos vëmë re se sa shumë e përçmojnë njëri-tjetrin këto grupime, dhe pse ISIS-K ka çdo lloj nxitjeje për të hedhur në erë afganët dhe amerikanët nën hundën e talebanëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kur talebanët pushtuan Kabulin këtë muaj, ata u përmbajtën nga kryerja e hakmarrjeve të menjëhershme kundër armiqve të tyre, me një përjashtim:“Ekzekutimi i vetëm i njohur që nga pushtimi i kryeqytetit ishte ai i Abu Omar Khorasani, ish-kreut të Shtetit Islamik në Azinë Jugore”- shkroi Yaroslav Trofimov në “TheWall Street Journal”.

“Korasan u identifikua nga talebanët nga një burg i qeverisë afgane, dhe u vra në çast”.

Po pse nuk mund të merren vesh me njëri-tjetrin këto grupime xhihadiste, duke iu kundërvënë që të dyja Shteteve të Bashkuara? Arsyeja kryesore është e natyrës  ideologjike.

Themeluesi i talebanëve, Mullah Omar, e quante veten “Emiri i besimtarëve”, një term i barabartë në periudhën klasike të Islamit në epokën e kalifëve. Për këta të fundit ka disa rregulla që zbatohen, dhe më kryesori është se mund të ketë vetëm një kalif në të njëjtën kohë. Të tjerat përfshijnë kriterin që kalifi të jetë pa ndonjë të metë fizike, dhe të ketë prejardhje nga fisi i Profetit Muhamed.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ashtu si shumica e brezit origjinal të talebanëve, Omar u dëmtua pjesërisht (i mungonte një nga sytë), dhe nuk kishte prejardhje nga një fis arab, por nga fisi Pashtun. Pastaj një kriter tjetër e kalifit, është që ai duhet të jetë gjallë. Omar vdiq në vitin 2013, por talebanët e fshehën këtë fakt për 2 vjet.

Duke vënë në dukje këto mangësi, Shteti Islamik e shpalli atë kalifatin e vet në vitin 2014, kur mori kontrollin e disa pjesëve të mëdha të Sirisë dhe Irakut, dhe u tall vazhdimisht me talebanët që ishin apostatë të arratisur maleve.

Askush nuk mund t’i falë fyerje të tilla. Për më tepër nuk mund të harrohet ajo që pasoi:një sfidë e gjithanshme ushtarake nga ana e Shtetit Islamik ndaj epërsisë së talebanëve si forcë guerile islamike e Afganistanit. Këto dy fraksione zhvilluan një luftë midis tyre në disa zona të caktuara, sidomos në Afganistanin Lindor.

SHBA-ja ndërhyri për të ndihmuar talebanët, sipas teorisë se të paktën këta të fundit ishin të interesuar vetëm për Afganistanin, ndërsa Shteti Islamik do të hidhte në erë çdo ndërtesë shtetërore dhe disko në botë nëse do të kishte mundësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kur talebanët rimorën Kabulin pas shumë vitesh, Shteti Islamik-Korasan i ndërpreu operacionet e tij. Talebanët kanë paralajmëruar, me fjalë dhe veprime, se prioriteti i tyre kryesor është ruajtja e rendit publik, dhe ndalimi i largimit të njerëzve dhe parave nga vendi.

Prioriteti i Amerikës është për momentin një evakuim i rregullt i qytetarëve të saj dhe aleatëve afganë, ndaj të cilëve SHBA-jaka një borxh të veçantë. Me gjithë gabimet e tyre, talebanët duket se kanë kuptuar dobësinë e masave të sigurisë në aeroport, ndaj janë përpjekur t’i mbanin në zona të vogla turmat e qytetarëve.

Por perspektiva e sundimit të tyre është aq e frikshme, saqë turmat që presin të evakuohen u shtuan shumë përrreth portave të aeroportit, dhe amerikanët nuk mundën ose nuk do t’i largonin aq shpejt. Ndaj ato u bënë një objektiv joshës për ISIS.

“Është në interesin e vetë talebanëve që ISIS-K të mos përhapet përtej asaj që është tani”- deklaroi presidenti amerikan Joe Biden në konferencën për mediat pak orë pas sulmeve terroriste në Kabul. Këto fjalë janë të drejta, dhe në një periudhë afatshkurtër talebanët janë “aleatë” të Amerikës në përfundimin e procesit të evakuimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithsesi kini parasysh se çfarë do të thotë për një afgan një sulm me bomba. Kur sovjetikët u tërhoqën nga Afganistani në vitin 1989, qeveria-kukull që ata lanë pas u rrëzua menjëherë, dhe gjatë dekadës së ardhshme, fraksione të ndryshme që ishin në grindje një njëri-tjetrin e katandisën vendin sërish në rrënoja.

Perspektiva e sundimit taleban, apo edhe e qeverisjes së Shtetit Islamik, është shumë e zymtë. Edhe më e keqe është premisa se shumë fraksione në Afganistan, disa të armatosura dhe të mbështetura nga jashtë, do të rifillojnë kundërshtimin e dominimit të njëri-tjetrit, duke hedhur në erë njerëz të pafajshëm.

 

Me një sulm të vetëm, IS-K ka bërë që amerikanët të largohen nga vendi me gjak të freskët në uniformat e tyre, dhe u ka treguar afganëve që mbeten në vend se ajo që vjen më pas do të jetë edhe më e keqe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";