Çfarë po ndodh në Ukrainë? Gazetarja: Mijëra evakuime, separatistët u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen drejt Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë po ndodh në Ukrainë? Gazetarja: Mijëra evakuime, separatistët u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen drejt Rusisë

Gazetarja Linda Karadaku raportoi sot një situatë të tensionuar në Ukrainë. Teksa ndodhet në Kiev me grupin e xhirimit të ABC, gazetarja tha se sipas raporteve rreth 150 mijë forca ruse janë të përqendruara në kufi me Ukrainën dhe Bjellorusisë.

Çka do të thotë se në rast sulmi, forcat ukrainase janë shumë më pak. Gazetarja tha se ka pasur gjatë orëve të fundit mijëra evakuime në rajonin e Donabasit. Separatatistët pro rusë u kanë bërë thirrje qytetarëve pasi do të ketë luftë.

“Krerët e vet u ka bërë thirrje popullsisë civile që të largohen drejt Rusisë se do të ketë ofensivë të ushtrisë ukrainase. Kjo është mohuar kategorikisht nga Ukraina”, raportoi gazetarja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy