Institucionet bankare qëndrojnë të mbyllura në Afganistan për të shtatën ditë, teksa vendi është nën kontrollin e talebanëve.

Nuk ka para brenda bankomateve, nuk ka banka të hapura dhe nuk ka zyra të Ëestern Union, aty ku njerëzit nga jashtë mund të transferojnë para.

Si rrjedhojë, është thuajse e pamundur të dërgosh para në Afganistan. Njerëzit thonë se po u mbarojnë kursimet. Qytetarët në Kabul dhe qytetet e tjera janë në ankth për të ardhmen, teksa mijëra prej tyre janë dyndur drejt aeroportit, për t’u larguar me avionët e evakuuimit.

Një ish-marinar, i cili tani drejton një qendër shpëtimi të kafshëve në Kabul, tha për BBC se nuk mund të paguajë stafin e tij dhe njerëzve po u mbaron ushqimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";