Çfarë po ndodh në Afganistan? “Njerëzve po u mbaron ushqimi”, bankat jashtë funksionit, bankomatët bosh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë po ndodh në Afganistan? “Njerëzve po u mbaron ushqimi”, bankat jashtë funksionit, bankomatët bosh

Institucionet bankare qëndrojnë të mbyllura në Afganistan për të shtatën ditë, teksa vendi është nën kontrollin e talebanëve.

Nuk ka para brenda bankomateve, nuk ka banka të hapura dhe nuk ka zyra të Ëestern Union, aty ku njerëzit nga jashtë mund të transferojnë para.

Si rrjedhojë, është thuajse e pamundur të dërgosh para në Afganistan. Njerëzit thonë se po u mbarojnë kursimet. Qytetarët në Kabul dhe qytetet e tjera janë në ankth për të ardhmen, teksa mijëra prej tyre janë dyndur drejt aeroportit, për t’u larguar me avionët e evakuuimit.

Një ish-marinar, i cili tani drejton një qendër shpëtimi të kafshëve në Kabul, tha për BBC se nuk mund të paguajë stafin e tij dhe njerëzve po u mbaron ushqimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy