Çfarë ndodh nëse Rusia pushton Ukrainën?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë ndodh nëse Rusia pushton Ukrainën?!

Mundësia e përshkallëzimit të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainën ka ngritur tashmë alarmin ndërkombëtarisht. Analistët kanë veçuar tre aspekte që preken nga kjo situatë duke cekur atë ushtarak në lidhje me NATO ku Ukraina nuk është vend anëtar, humanitar dhe në fushën e energjisë.

Nëse Rusët pushtojnë përfunimisht Ukrainën atëherë ka të ngjarë që furnizimi me gazin rus në Europë të ndërpritet.

Pikërisht në këtë kontekst europianët dhe amerikanët kanë kërkuar prej disa javësh për burime alternative duke i dërguar një mesazh palës ruse. Kritikët thonë se kjo e fundit po përpiqet të përdorë energjinë si armë për të arritur qëllimet e saj gjeopolitike.

Por në rast se rusët pushtojnë Ukrainën, ndikim do të ketë edhe në furnizimin me produktet ushqimore që importohen nga vendet e BE në Ukrainë, veçanërisht në një kohë kur inflacioni me çmimet e ushqimeve ka arritur në nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit.

Advertisement

Ukraina cilësohet si një nga katër furnizuesit më të mëdhenj të BE me produkte ushqimore pas Mbretërisë së Bashkuar, Brazilit dhe SHBA-ve. Ukrainasit dërgojnë në vendet e BE sasi të mëdha misri, drithëra të tjera dhe vajra bimore.

Europianët importojnë nga Ukraina edhe vaj luledielli, fara dhe mjaltë. Ukraina është furnizuese e madhe edhe për vendet e tjera në Afrikën e Veriut ku eksporton sasi të mëdha ushqimi.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy