Çfarë janë bombat molotov dhe pse po përdoren në Ukrainë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë janë bombat molotov dhe pse po përdoren në Ukrainë?

Bombat molotov janë një armë e thjeshtë që zakonisht prodhohen duke vendosur një material që merr flakë, si për shembull një leckë në një shishe që përmban lëndë djegëse, zakonisht alkool ose benzinë.

Më pas ajo ndizet dhe shishja hidhet. Koktejet molotov u përdorën për herë të parë nga partizanët nacionalistë gjatë Luftës Civile Spanjolle, kur u hodhën në tanket e qeverisë së Frankos, sipas National Geographic,.

Më pas ato morën emrin koktej Molotov, në vitin 1939, duke iu referuar Ministrit të Jashtëm Sovjetik Vyacheslav Molotov, pasi ai pretendoi se avionët sovjetikë që po pushtonin Finlandën po shpërndanin ushqime dhe jo bomba.

Tani, qytetarët e zakonshëm në Ukrainë po përdorin koktej Molotov si armë të improvizuara për të luftuar kundër pushtuesve rusë,raporton abcnews.al.  Një ekonomiste në pension në Kiev tha për CNN se ajo kishte prodhuar një arsenal të koktejve Molotov bazuar në udhëzimet që ajo gjeti në internet.

Advertisement

Koktejet Molotov janë përdorur  nga kryengritësit, rebelët dhe guerilasit për dekada, pjesërisht sepse ato janë shumë të lira dhe të lehta për t’u prodhuar pasi  mund të përdoresh sende që gjenden lehtësisht në shtëpi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy