Lëvizja Black Lives Matter, është vënë përsëri në qendër të vëmendjes, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, kur polici i bardhë Derek Chauvin, e mbajti gjurin mbi qafën e tij për 8 minuta dhe 46 sekonda.

Black Lives Matter filloi në korrik të vitit 2013, kur George Zimmerman u shpall i pafajshëm pasi hapi zjarr duke shkaktuar vdekjen e 17 vjeçarit, Trayvon Martin, një adoleshent i paarmatosur afrikano-amerikan.

Martin u vra nga Zimmerman ndërsa po kthehej nga një dyqan në shtëpinë e të atit, në Sanford të Floridës. Zimmerman, një rojë vullnetar i vetëshpallur, telefonoi departamentin e policisë, përmendi se kishte pasur vjedhje në lagje dhe tha se po shihte një “djalë shumë të dyshimtë”, që dukej se kishte synime të shkaktonte probleme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithëse dispeçeri i policisë i tha Zimmermanit se nuk ishte nevoja për shërbimin e tij, Zimmerman doli nga makina, gjë që u pasua nga një konfrontim i dhunshëm mes tij dhe Martinin. Zimmerman hapi zjarr, duke e lënë të vdekur Martinin dhe më pas i tha policisë se Martin e kishte sulmuar dhe ai kishte vepruar për t’u vetëmbrojtur. Kjo ishte baza për shpalljen e tij të pafajshëm.

Pasi u rrëzuan akuzat ndaj Zimmermanit, Alicia Garza, që atëherë ishte veprimtare dhe bashkëthemeluese e fondacionit Black Lives Matter Foundation, e përfundoi një postim të saj në Facebook, duke shkruar: “Njerëz me ngjyrë. Ju dua. Jeta jonë ka vlerë”.

Patrisse Cullors, një veprimtare tjetër dhe bashkëthemeluese e Fondacionit Black Lives Matter, pas postimit të Garzas krijoi sloganin #BlackLivesMatter në mediat sociale, i cili fitoi popullaritet.

Lëvizja u përhap në shkallë vendi, një vit më pas, në kurrik 2014, kur vdiq Eric Garner.
Garner, një afrikano-amerikan, u ndalua nga policia e Nju Jorkut nën dyshimin se shiste cigare në broduaret e Staten Island. Oficeri i policisë, Daniel Pantaleo e rrëzoi në tokë Garnerin duke i zënë frymën, ndërsa dëshmitarët e regjistruan Garnerin, i cili thoshte “Nuk marr dot frymë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

43-vjeçari, baba i gjashtë fëmijëve, u shpall i vdekur më pas në spital. Raporti i mjekësisë ligjore arriti në përfundimin se shtrëngimi i fytit nga polici, shkaktoi vdekjen e tij.

Pothuajse dy muaj pas vdekjes së Garnerit, adoleshenti 18 vjeçar afrikano-amerikan, Michael Brown u vra me armë zjarri nga oficeri i polcisë, Darren Wilson në Ferguson të shtetit Missouri.

Slogani #BlackLivesMatter ka vazhduar të përdoret për të protesuar ndaj asaj që lëvizja e sheh si zbatim i pabarabartë i padrejtësisë, veçanërisht në lidhje me vrasjen e afrikano-amerikanëve nga policët e bardhë apo të tjerë që pretendojnë se veprojnë në emër të mbrojtjes së ligjit.

Ndërsa lëvizja gëzon mbështetje të gjerë nga afrikano-amerikanët, është kritikuar nga konservatorët. Disa politikanë republikanë e akuzojnë se përforcon paragjykime kundër policisë. Një sondazh në vitin 2015, arriti në përfundimin se 41 për qind e amerikanëve të bardhë mendojnë se ky grup nxit dhunën, diçka që udhëheqësit e saj e mohojnë.

Organizata përpiqet gjithashtu të also seeks to amplify anti-Black racism across the country, and

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Organizata përpiqet gjithashtu të ekspozojë raczimin në gjithë vendin dhe bashkëthemeluesit e Fondacionit Black Lives Matter Foundation — Garza, Cullor dhe Opal Tometi — kanë këmbëngulur se misioni i organzatës së tyre është “çrrënjosja e supremacisë së bardhë dhe konsolidimi i strukturave lokale për të ndërhyrë në dhunën e shkaktuar në komunitetet afrikano-amerikane nga shteti dhe të tjerë që marrin rolin e vendosjes së rendit mbi vete”. Marre nga VOA