Çfarë duhet të dini për variantin e ri të Covid-19, Omicron?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë duhet të dini për variantin e ri të Covid-19, Omicron?!

Ky është imazhi i parë në botë i variantit të sapoidentifikuar të koronavirusit të quajtur Omicron. Ai është publikuar nga një grup shkenctarësh nga spitali “Bambino Gesu” i Romës, në Itali.

Imazhi në foto tregon se varianti Omicron ka më shumë mutacione në proteinën “spike”, pjesa që ndërvepron me qelizat njerëzore përpara hyrjes në qelizë, krahasuar me variantin shumë infektiv Delta. Shkencëtarët nënvizuan se gjetjet nuk sugjerojnë drejtpërdrejt se mutacionet janë më të rrezikshme.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideroi shqetësues variantin e ri të zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut. Marrë shkas nga kjo, Izraeli do të ndalojë të huajt që të hyjnë në territorin e tij për 14 ditë, ndërsa për shtetasit e vet do të aplikohet karantinë 3 ditë për të vaksinuarit dhe 7 për të pavaksinuarit.

Advertisement

Gjithashtu, do të përdorë gjurmimin për të ndaluar përhapjen e variantit të ri të Covid-19. Izraeli ka raportuar një rast me Omicron, ndërsa të infektuar me këtë variant janë regjistruar edhe në shumë vende të tjera si Britania e Madhe, Gjermania dhe Australia.

Frika nga varianti i ri nxiti një valë kufizimesh globale, kryesisht në udhëtime. Britania riktheu përdorimin e maskave në dyqane dhe transportin publik dhe personat që vijnë nga jashtë do të duhet të kryejnë një test PCR.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy