Çfarë duhet të bëni në shtëpi gjatë dimrit për të parandaluar përhapjen e Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë duhet të bëni në shtëpi gjatë dimrit për të parandaluar përhapjen e Covid

Njerëzve po u kërkohet të hapin dritaret e shtëpisë për 10 minuta çdo orë kur janë me njerëz të tjerë në shtëpi, një përpjekje kjo për të ndaluar përhapjen e Covid-19 me afrimin e dimrit.

Mjekët dhe shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po mbështesin një fushatë të financuar nga qeveria në të gjitha platformat mediatike për të inkurajuar njerëzit që të ajrosin shtëpinë për të ndihmuar në shpërndarjen e grimcave të virusit, raporton Guardian.

Dr. Thomas Waite, një zëvendës shef mjekësor për Anglinë, tha: “Veprime të vogla, por të rëndësishme mund të na ndihmojnë duke na mbrojtur kundër Covid-19. Bërja e vaksinimeve, mbajtja e maskës në hapësira të mbyllura dhe kryerja e testeve të rregullta për Covid-19, të gjitha bëjnë një ndryshim të rëndësishëm, por është gjithashtu thelbësore që të mos anashkalojmë vlerën e ajrosjes”.

“Me afrimin e shpejtë të dimrit dhe fakti që njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda, është jetike që të gjithë të kuptojnë rëndësinë e përdorimit të ventilimit, si hapja e rregullt e dritareve – edhe nëse vetëm për disa minuta – për të mbajtur ajrin në lëvizje dhe për të parandaluar infeksionet”, shprehet ai.

Advertisement

Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social po u kërkon njerëzve që ta marrin ajrosjen më seriozisht pasi një sondazh për 3000 njerëz në Angli zbuloi se 64% nuk e dinë se hapja e dritareve ndihmon në kufizimin e përhapjes së Covidit dhe vetëm 29% e bëjnë këtë kur kanë vizitorë në shtëpi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy