Çertifikata e vaksinimit bëhet e detyrueshme për 23 milionë italianë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çertifikata e vaksinimit bëhet e detyrueshme për 23 milionë italianë

Nga data 15 tetor, 23 milionë italianë, punonjës të sektorit publik e atij privat dhe të vetëpunësuar, duhet të jenë pajisur me pasaportën shëndetësore.

Në të kundërt do të pezullohen nga puna dhe do të aplikohen gjoba, që shkojnë deri në 1500 euro. Italia bëhet kështu vendi i parë në Europë që vendos një regjim kaq të rreptë për menaxhimin e pandemisë.

Kryeministri Mario Dragi, e argumentoi vendimin si një nevojë thelbësore për kthimin në normalitet. Ndërsa, ministri italian për administratën publike, Renato Brunetta, deklaroi se synimi është rritja e shkallës së vaksinimit.

 

Advertisement

RENATO BRUNETTA

MINISTER PER ADMINISTRATEN PUBLIKE

“Kjo  është një strategji universale që prek të gjithë botën e punës publike dhe private por edhe individin privat të varur dhe të vetëpunësuar, një grup prej 23 milion punëtorësh ose thënë ndryshe, i gjithë kapitali human në vend. Shumica janë vaksinuar dhe zotërojnë kalimin e gjelbër.”

 

Advertisement

Rreth 65% e italianëve janë vaksinuar plotësisht, por qarkullimi i variantit Delta në vend e ka rritur kurbën e infeksioneve të reja.

Senati italian votoi me shumicë dërrmuese në favor të masës: 189 vota pro, 32 kundër dhe dy abstenime.

Italia e ka bërë të detyrueshme certifikatën për mësuesit dhe punonjësit e tjerë të sektorit publik disa muaj më herët, ndërsa punonjësve të kujdesit shëndetësor u është kërkuar vaksina që në muajin prill.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy