Nga Artur Ajazi

Diku në pjesën më jugore të vendit, thonë një fjalë të urtë, shumë kuptimplotë e cila i përshtatet jo vetëm realiteteve tona të përditshme, por edhe arenës politike. “Çëkë-çëkë miza, hop kollofotiza”, dhe nuk ka më bukur se i përshtatet dyshes që rivalizon të marrë de facto kreun e opozitarizmit në Shqipër.

Porsa flet Ilir Meta për diçka, hop hidhet dhe flet edhe Lulzim Basha, porsa ai del me “platform të re për zgjidhjen e krizës” hop del edhe tjetri, duke kërkuar kushte të reja për tryezat e përbashkëta. Aktualisht çifti Meta-Basha, kanë nisur mes tyre një duel të heshtur, e cila e ka kulminacionin tek protesta e 2 Marsit, mes karantinës, kur kryetari shtetit tentoi të mbledhë ithtarët e tij dhe kundërshtarët e “regjimit” në bulevard, duke gjetur rastin të ulej në gjunjë, dhe të bënte shqiponjën. Meta u betua se “do rrëzoj klikën” porn ë fakt sot mundohet me patjetër të rrëzojë Bashën.

Dueli i heshtur mes dy “nxënësve maturantëve” të Doktorit, ka nisur në një moment, kur situata në kampin opozitarist është më kaotik se kurrë, dhe ku njerëzit dhe aleatët e Lulzimit,kanë nisur të kenë seriozisht mosbesim tek kryetari i tyre. E ndërsa Meta i fryn “erërave” të forta, madje duke u marrë edhe me mosdekretime të ligjeve të miratuara në Parlament, Lulzimi përpiqet të japë mesazhe “frymëzimi” për magjistratët, në përvjetorin e 28, të vrasjes nga mafia e gjykatësit italian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rivaliteti mes Metës dhe Bashës, ka kohë që ka nisur, ndërkohë që notën në “provimin e maturës” t’ua vërë Doktori. Eshtë pikërisht ai që luan fijet e “lëmshit”, është pikërisht ai që ysht Metën, dhe nxit Bashën, të ngrohin apo ftohin marrëdhëniet me “klikën”. E ndërsa Meta bën publike “platformën” e tij drejtuar partive dhe ambasadorëve, Basha njoftonte lajmin e pritshëm se “për zgjedhoren takohemi të hënën”. Një fushë tjetër beteje mes Metës dhe Bashës, mbetet edhe ajo e reformës në drejtësi.

Edhe pse të dy duan, që ajo të mos mbarojë kurrë, një gjë është e vërtetë, që sa herë flet ambasadorja amerikane , të dy dalin dhe bëjnë seriozin, dhe “nxisin” ecurinë dhe përfundimin e saj. Çëkë –çëkë miza, hop kollofotiza. Ndiqini me kujdes si e gjurmojnë njëri-tjetrin, si e kontrollojnë njëri-tjetrin, edhe kur takohen në Presidencë, edhe kur japin deklarata shtypi, edhe kur nxjerrin sekretarët dhe këshilltarët, të “sqarojnë” keqkuptimet dhe “lajmet e rreme”. Shqiptarët dhe për më tepër tani

edhe ndërkombëtarët, e dinë se, “dy maturantët” e Doktorit mezi e presin provimin e Qershorit, apo dhe ndonjë “provim vjeshte” në Tetor. Ata janë të bindur se Doktori do tu japë ndonjë “notë” 5 apo 6 sa për inkurajim , për ti mbajtur gjithmonë nën “fre”, për ti ndërsyer gjithmonë kur i duhet ndonjë sulm për drejtësinë apo zgjedhoren, apo ndërkombëtarëve. E rëndësishme është tërheqja e vëmëndjes nga thelbi problemit, dhe jo gjetja e rrugës së zgjidhjes së tyre, aq sa është e rëndësishme futja në rresht e Lulzimit dhe Ilirit, për ti patur ata gjithmonë si personazhe të fjalëve të urta, me të cilat Doktori argëtohet edhe gjatë fundjavave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";