Çdo të ndodhë me opiumin pas rikthimit të talebanëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çdo të ndodhë me opiumin pas rikthimit të talebanëve

Pas marrjes së pushtetit, talebanët nuk do të heqin dorë nga kultivimi i opiumit, si një prej burimeve më të rëndësishme të të ardhurave si për të financuar organizatën e tyre ashtu edhe për buxhetin e Afganistanit gjatë viteve të qeverisjes së tyre.

Të këtij mendimi janë analistë të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët thonë se pavarësisht se në krye të axhendës kanë pasur luftën kundër kultivimit të kësaj bime, lëndë kryesore për prodhimin e heroinës, talebanët kanë bërë të kundërtën.

Ky grafik tregon se kultivimi i opiumit në Afganistan nuk u reduktua gjatë sundimit të tyre të parë, në vitet 1996 – 2001, teksa prej më shumë se 30 vitesh, ky vend është kultivuesi më i madh i kësaj bime në botë.

Rënie të ndjeshme ka pësuar vetëm kur amerikanët ndërhynë ushtarakisht për t’i rrëzuar ata nga pushteti 20 vite më parë.

Advertisement

Që nga ajo periudhë, kultivimi i opiumit ka pësuar rritje të konsiderueshme, duke kulmuar në 2017-ën me gati 9 mijë tonë të prodhuara për 1 vit, siç konstatohet në një raport të OKB-së.

Opiumi është kultivuar historikisht në zonat e kontrolluara prej talebanëve, teksa ata përfitojnë deri 400 milionë dollarë çdo vit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy