“Callas e Onassis”, historia e ikonës së muzikës klasike të shekullit XX dhe miliarderit grek, jetësohet sonte në skenë, përmes muzikalit të realizuar si bashkëpunim i Operës së Varnës dhe orkestrës e korit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

 

Paralelizmi i ngritjes dhe rënies së jetës sociale, sukseset dhe sakrificat e dy protagonistëve kryesorë interpretohen për publikun duke i sjellë këto dy figura në të tjera dimensione, e duke i zhveshur nga petku i artistit, që gjithkush i njeh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ADA GURRA

 

REGJISORE

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Tematika lidhet me figurën e Maria Callas. Por jo vetëm figurën e saj artistike, më tepër lidhet me botim e brendshme dhe tek historia e dashurisë që ajo ka pasur me Onassis. Duke treguar dhe aspektet humane  të tyre. Është një vepër e cila e zhvesh figurën e Marias nga artistja dhe tregon që artisti në vetvete zhvishe sa të duash pjesën e tij të brendshme artistike do e tregojë në çdo moment.”

 

Muzikali “Callas e Onassis” shënjon po ashtu fillimin e një ndërveprimi mes dy trupave operistike, të cilat rrugëtimin e tyre do e shtrijnë me shfaqje dhe në skenat të tjera ndërkombëtare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ADA GURRA

 

REGJISORE

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo është një ndër dëshirat dhe synimet e operës që të jetë një skenë si për artistët tanë dhe për ata të huaj. Ajo që është me e rëndësishme është se kjo vepër erdhi si bashkëpunim por do të zhvillohet edhe më tej duke u vënë në skena të tjera ndërkombëtare. Por gjithashtu zgjerohen edhe më tepër bashkëpunimet dhe urat ndërlidhëse mes artistëve.”

 

Motivet muzikore të ndërthurura me dialogun, por edhe kërcimin vijnë sonte në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, nën dirigjimin e Stratsimir Pavlov dhe Dritan Lumshit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";