Call Center-at tashmë nuk shërbejnë vetëm për shitjen e mallrave apo gazit dhe energjisë elektrike, por edhe për shitjen e drogës.

 

Hetimet e Prokurorisë së Peruxhias kanë arritur të zbulojnë një rrjet trafiku të madh, i cili operonte nga Shqipëria në Itali.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas operacionit të policisë italiane ra në pranga një shtetas shqiptar, i cili akuzohet si pjesëmarrës në “shoqatën transnacionale që synon trafikun e paligjshëm të drogës”.

 

Hetimet e kryera nga prokuroria italiane zbuluan se trafiku i drogës kryhej në formën e call-centerave, ku porositë bëheshin në Shqipëri, dhe shpërndartja më pas në shtetin fqinj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mediat italiane, duke iu referuar hetuesve, shkruajnë se tregtarët e drogës ishin të organizuar “sipas një rotacioni metodik në Itali, i karakterizuar nga periudha të shkurtra dhe intensive të shpërndarjes së drogës”, ndërsa më pas largoheshin për të qëndruar me muaj në vendin e origjinës.

 

“Kontaktet me blerësit mbaheshin nga një anëtar i grupit kriminal, me vendndodhje në Shqipëri, i cili më pas ia komunikonte porosinë shpërndarësve të ndryshëm që mund të kishte të pranishëm më  afër klientit në Itali. Në rastin konkret shpërndarësi i kokainës kishte një apartament dhe një automjet, ndërsa qarkullimi i lëndës narkotike përllogaritet në rreth 10 mijë euro në muaj”, sqarojnë agjentët e Antimafias së Peruxhias.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për më tepër, i arrestuari u konstatua se ishte dëbuar dy herë më parë nga territori i shtetit italian. Për këtë arsye, shqiptari u arrestua edhe për posedim droge dhe shkelje të ligjit të konsoliduar për emigracionin dhe u burgos në Perugia-Capanne.