
Pasi tentoi të vriste gruan në mes të rrugës, një burrë ka qëllua për vdekje veten e tij.
Siç duket edhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, burri, i veshur me të zeza, ndjek në rrugë gruan e tij, e cila therrët për ndihmë. Një zonjë përpiqet të ndërhyjë, me qëllim shmangien e një tragjedie, por pa rezultat, sepse ai e kërcënon me armë.
Advertisement
Gruaja tentoi të vraponte, por burri dyshohet se e ka qëlluar në këmbë në tentativë për ta ndjekur dhe vrarë atë.
Sipas fqinjëve, çifti kishte tre fëmijë. Një pre tyre, djali i madh ishte në vendngjarje në momentin e krimit. Mësohet se gruaja, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spital, kishte kërkuar të divorcohej nga 40-vjeçari.
Advertisement