Burrë e grua helmohen në restorant, ndërron jetë 48-vjeçarja, në gjëndje të rëndë bashkëshorti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burrë e grua helmohen në restorant, ndërron jetë 48-vjeçarja, në gjëndje të rëndë bashkëshorti

Një grua 48-vjeçare, vdiq në spital ndërsa bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë pasi u helmuan nga ushqimi gjate nje darke qe konsumuan ne restorant.

 

Ngjarja e rende ka ndodhur ne nje restorant ne Ariano Irpino ne Avellino te Italise.

 

Advertisement

Çifti, i martuar prej pak më shumë se një viti darkoi në një restorant lokal të shtunën në mbrëmje dhe të nesërmen, të dielën, u ndjene i sëmurë.

 

Te dy u dërguan me urgjencë në spital të martën. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur ne jete, gruaja vdiq.

 

Advertisement

Policia po heton episodin, por paraprakisht dyshohet se të dy mund të kenë kanë qenë viktima të helmimit me ushqim nga botulinumi, nje mikrobakter qe konsiderohet nder me te rrezikshmit per organizmin e njeriut.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy